Kretë/ 58-vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë në banesë, policia kërkon adoleshentin

Kretë/ 58-vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë në banesë, policia kërkon adoleshentin

21:17, 11/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 58-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur rëndë me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës. Policia greke po kërkon një 17-vjeçar, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Sipas mediave greke, 58-vjeçari u godit me dy thika në bark brenda banesës së tij, ku jeton me familjen. Rrethanat e sulmit dhe motivet e mundshme mbeten ende nën hetim.

Pas plagosjes, ai u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Moires, ku mori ndihmën e parë. Për shkak të gjendjes së tij, u vendos transferimi me ambulancën e EKAB-it drejt Spitalit Universitar të Heraklionit (PAGNI), i shoqëruar nga një mjek.

Ndërkohë, autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe lokalizimin e 17-vjeçarit të kërkuar. Policia po përpiqet të përcaktojë se çfarë ka ndodhur para sulmit dhe cilat mund të kenë qenë shkaqet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco