“Ne artistët në Shqipëri jemi mjet argëtimi jo vlerë kombëtare”, Malkaj: Ka kosto reagimi

11 Tetor 2026 | 21:40

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka ngritur shqetësimin mbi trajtimin ndaj artistëve në Shqipëri. Malkaj u shpreh se artistët shihen thjesht si një mjet për të argëtuar pushtetarët dhe jo si vlera të vërteta kombëtare.

Malkaj theksoi se në momentin që një artist shpreh një mendim të lirë apo kritikë ndaj pushtetit, hakmarrja ndaj tij është e menjëhershme. Sipas tij artisti nuk shihet si vlerë kombëtare dhe se reagimi i tyre ka kosto.

“Këtu në këtë vend që jetojmë neve artistë i marrin të gjithë këta, nga shteti e merr për të argëtuar ata, Nuk ka vlerë artisti, artistin e marrin ta argëtojë në momentin që nuk argëtoj, e kam për veten time. Në momentin që artisti i shkretë se mjet argëtimi, unë futem brenda dhe them një gjë që s’më pëlqen po për mua është e drejtë dhe për atë është e shtrembur, ai pastaj ai hakmerret me mua në mënyrë më të keqe e të mundshme. Prandaj të them na quajnë si mjet argëtimi, jo si vlerë kombëtare”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Aktorja e denoncoi”, Gjini: Viktima tregoi forcë, dha shembullin që duhet reaguar kur cënohesh

Gazetari, Flori Gjini i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me videot intime të publikuara...
21:03 | 11/10/2026

“Shqiptarët reaguan keq për videot intime të artistëve”, Dhamo: Ne cënuam privatësinë e tyre

Sociologia dhe pedagogia, Eris Dhamo e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur për reagimin dhe ndikimin...
20:40 | 11/10/2026

Dita e 134-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

Qytetarë dhe aktivistë kanë dalë edhe këtë të dielë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 134-të. Si çdo pasdite,...
19:37 | 11/10/2026