Malkaj: Më qëlloi dikush me shpullë në kurriz dhe më tha mos shko më në protestë

11 Tetor 2026 | 21:58

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur mbi situatën shoqërore dhe politike në vend.

Malkaj u shpreh se në shoqëri nuk ka rëndësi kush je ose nëse je artist, pasi sipas tij rëndësi ka vetëm linja partiake. Sipas Malkajt, problemi më i madh nuk është vetëm politika, por edhe trashëgimia që brezat e vjetër u lënë të rinjve. Ai u ndal edhe te një incident i regjistruar ndaj tij kur po merrte pjesë në protestë.

“Unë i kam thënë gjërat që dua unë, unë kam shumë gjëra nga mbrapa. Shiko, vjen tjetri me biçikletë të dhe qëllon me shpullë në kurriz. Mos shko më atje. Po mua.

Po këtë ai nuk e ka nga vetja. E ka nga udhëheqësit e tjerë, i vogël. Nuk do të di njeri çfarë je. Je artist apo s’je artist. Nuk do të di njeri fare. Vetëm ai mendon atë cila është partia? Çfarë i thotë partia, si i thotë partia? Të tjera, e tjera.

Të gjithë populli shqiptar është kështu. Shiko, ka një shtresë, ka një kategori njerëzish që janë gjyshërit. Gjyshërit u flasim për luftën fëmijëve, se çfarë lufte kanë bërë, se sa gjermanë kanë vrarë, sa i kapën robë.

Del gjyshi dhe i thotë mbesës, se këtë e kam konkrete në ashensor dhe i thotë që nderoje një çik gjyshin, kështu ajo me grusht. Po lëre o njeri atë vajzën të rritet vetë, të rritet në një komunitet tjetër. Domethënë gjyshërit, baballarët janë problem i madh se këta e shikon që bëhen të gjitha mbrapsh, prapë me atë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ne artistët në Shqipëri jemi mjet argëtimi jo vlerë kombëtare”, Malkaj: Ka kosto reagimi

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka ngritur shqetësimin mbi trajtimin ndaj artistëve në...
21:40 | 11/10/2026

“Aktorja e denoncoi”, Gjini: Viktima tregoi forcë, dha shembullin që duhet reaguar kur cënohesh

Gazetari, Flori Gjini i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me videot intime të publikuara...
21:03 | 11/10/2026

“Shqiptarët reaguan keq për videot intime të artistëve”, Dhamo: Ne cënuam privatësinë e tyre

Sociologia dhe pedagogia, Eris Dhamo e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur për reagimin dhe ndikimin...
20:40 | 11/10/2026