Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka kundërshtuar ndryshimet e miratuara në hartën territoriale, duke deklaruar se ato nuk përbëjnë një reformë administrative, por thjesht ndryshim të kufijve të bashkive.
I ftuar në Ora News, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, kritikoi ndryshimet e propozuara në hartën territoriale, duke argumentuar se diskutimi u përqendrua te ndryshimi i kufijve të bashkive dhe jo te funksionet, kompetencat dhe financat vendore.
Duke marrë si shembuj bashkimin e Divjakës me Lushnjën dhe kalimin e Rinasit te Tirana, Teliti ngriti pikëpyetje mbi përfitimet konkrete të këtyre ndryshimeve. Ai tha se, gjatë diskutimeve në Këshillin Bashkiak të Tiranës, nuk iu dha përgjigje as pyetjeve se sa banorë dhe biznese do t’i shtohen kryeqytetit.
Teliti: Së pari nuk kemi të bëjmë me një reformë, por kemi të bëjmë me një ligj i cili ka ndryshuar kufijtë e bashkive. As më pak dhe as më shumë. Reforma administrative o territoriale. Pra duhet të kishte në fokus administrimin dhe pastaj territorin përkatës të çdo bashkie. Ç'do të thotë administrim? Do të thotë të diskutohej mbi funksionet. U diskutua? Jo. Do të thotë të diskutohej mbi kompetencat. U diskutua? Jo. Do të thotë të diskutohej mbi financat vendore.
U diskutua? Jo. Do të thotë të diskutohej mbi përfaqësimin e zonave të ndryshme, rurale apo urbane qofshin ato. U diskutua? Jo. Çfarë u diskutua? Nga ana e maxhorancës u diskutua thjesht të heqim këto zona disa bashkive dhe t'ia lëmë disa të tjerave. Shkrim në mënyrë të padrejtë të 15 bashkive me gjoja justifikimin se kjo shkrirje do t'i bëjë mirë punëve dhe do të kemi më shumë funksion, jo funksion po më shumë shërbime ndaj njerëzve. Po mirë bëjmë i marrim raste konkrete. Bashkohet Ndroqi me Kavajën, çfarë do ndryshojë? Bashkohet Divjaka me Lushnjen.
Me justifikimin që Divjaka nuk paska burime njerëzore, po i paska Lushnja. Të vërtetën e dimë shumë mirë se si është, asgjë s'ka për të ndryshuar. Thjesht Lushnja do të dali në det. Bashkohet Rinas si me Tiranën, ç'lidhje kishte? I hiqet Fushë Krujës, bashkisë Krujë, më falni, zonës Fushë Krujës brenda bashkisë, i hiqet zona e Rinasit dhe i kalon Tiranës.
Së pari njëherë duhet të theksojmë faktin që kemi dhe ndryshime qarqesh. Bashkia e Krujës ku është pjesë ishte pjesë dhe Rinasi, është pjesë e qarkut të Durrësit. Në momentin që ti ke marrë territorin e ish komunës Rinas po themi dhe ia kalon Tiranës, ke hequr territore nga qarku i Durrësit, shtesë territore në qarkun e Tiranës. Pra ke ndryshuar dhe hartën e qarqeve. Po mirë, pyetjet që ne kemi ngritur edhe në Këshillin bashkiak të Tiranës. Dakord doni t'ia bashkoni këto zona bashkisë Tiranë, dakord. Sa banorë i shtohen Tiranës? Përgjigja ishte nuk e dimë. Sa biznese në numër i shtohen Tiranës? Përgjigja ishte nuk e dime.
© SYRI.net