web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Diplomati dhe kampioni në Bodybuilding, Marin Meksi merr titullin “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”

11 Tetor 2026, 22:28, Aktualitet CNA

Diplomati dhe kampioni në Bodybuilding, Marin Meksi merr titullin

Këshilli Bashkiak i qytetit të Gjirokastrës i ka akorduar diplomatit dhe kampionit në Bodybuilding, Marin Meksi, titullin “Qytetar Nder".

Titulli iu akordua për merita të veçanta në promovimin e sportit dhe jetës së shëndetshme në komunitet, duke e sjellë sportin më pranë shoqërisë civile dhe rinisë së “qytetit të gurtë”.

Diplomati dhe kampioni në Bodybuilding, Marin Meksi merr titullin

Në vitin 2021, Marin Meksi u shpall kampion kombëtar, mbarëkombëtar dhe kampion botëror në Bodybuilding dhe Fitness. Më pas, ai u bë zyrtar i lartë i Federatës Botërore IFBB, duke sjellë në Shqipëri kompeticione ndërkombëtare në sportet e Bodybuilding & Fitness, Mundjes së Krahut, Powerlifting dhe Strongestman, si mundësi të mëdha për sportistët e sporteve të forcës në vendin tonë.

Diplomati dhe kampioni në Bodybuilding, Marin Meksi merr titullin

Për kontributin e tij në sport dhe shoqërinë civile, Presidenti i Republikës së Shqipërisë i ka akorduar Meksi titullin “Mjeshtër i Madh”. Gjithashtu, Komisioni i Gradave të Nderit i Ministrisë së Mbrojtjes i ka akorduar gradën ushtarake të “Kolonelit” të Forcave të Armatosura.

Të shumta kanë qenë edhe vlerësimet, si nga Bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e Kryeqytetit”, “Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë”, “Urdhri i Skënderbeut të Artë” nga DMPP, si dhe nderime nga shumë institucione të tjera të vendit dhe qeveri të huaja, ku përmendim ato të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Portugalisë, Spanjës, Turqisë, Zvicrës etj.

Arkiduka Habsburg i Austrisë dhe Princ i Hungarisë i akordoi Urdhrin e “Trimërisë”, si urdhri më i lartë ushtarak dhe civil.

Meksi u shpreh i emocionuar për këtë nderim në qytetin e të parëve të tij, ku familja gjirokastrite “Meksi” ka dhënë kontribut të shquar që prej luftërave për liri të Gjergj Kastriotit e deri në pjesëmarrjen si delegatë në Aktin e Pavarësisë, Luftën e Vlorës dhe Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, me disa Dëshmorë të Atdheut.

Anëtarë të familjes “Meksi” kanë qenë filantropë, patriotë dhe veprimtarë të çështjes çame dhe asaj të Kosovës, si dhe kontribues në ngritjen e institucioneve të para në vend, hartimin e ligjeve dhe vënien e themeleve të jurisprudencës. Ndër ta spikat Vangjel Meksi, i cili solli në shqip Dhjatën e Re në vitin 1827 dhe njihet për “Alfabetin e Meksit”, krahas shumë kontributeve të tjera në politikë, diplomaci, shkencë, mjekësi, folklor dhe art, brenda dhe jashtë vendit.





Lajmet e fundit nga