Netanyahu thërret mbledhje urgjente për sigurinë, në fokus Irani, Gaza dhe Libani pas sulmeve të Huthëve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thirrur një takim urgjent për çështjet e sigurisë, në një kohë kur shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme janë në rritje.
Sipas mediave izraelite, takimi po zhvillohet në selinë ushtarake “Kyria” në Tel Aviv, ku po diskutohen zhvillimet që lidhen me Iranin, Rripin e Gazës dhe Libanin.
Në takim marrin pjesë edhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, si dhe zyrtarë të lartë të sigurisë.
Mbledhja vjen pas sulmeve të kryera të dielën nga rebelët Huthi ndaj infrastrukturës në Arabinë Saudite, përfshirë aeroportet dhe objektet e kompanisë saudite të naftës Aramco.
Sipas raportimeve, një tjetër shqetësim është mundësia e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, çka mund të ndikojë në situatën e sigurisë në të gjithë rajonin.
Zhvillimet e fundit kanë shtuar tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa autoritetet izraelite po shqyrtojn




