Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Dalin EMRAT: Këta janë babë e bir që tronditën vendin sonte, Ramiz Arifi qëlloi për vdekje djalin e tij 29-vjeçar dhe u zhduk

Shkruar nga Newsbomb
Dalin EMRAT: Këta janë babë e bir që tronditën vendin
Ilustrim

Bajram Arifi mësohet se është viktima 29-vjeçar i cili mbrëmjen e sotme tronditi Kosovën e jo vetëm, pasi dyshohet se është qëlluar për vdekje nga babai i tij, Ramiz Arifi.

Siç raportuam dhe pak më parë, ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 19:30, ndërsa autoritetet kanë dalë menjëherë në vendngjarje ku dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Paraprakisht raportohet se pas të shtënave Ramiz Arifi është larguar nga vendngjarja me një veturë Suzuki dhe prej më shumë se 3 orësh është në arrati.

Megjithatë, hetimet dhe kërkimet për lokalizimin e të dyshuarit janë në vijim. Ndërsa është bërë thirrje që pas vrasjeve të ndodhura ditët e fundit në Gjilan të Kosovës, presidentja e re Justina Shiroka-Pula të thërrasë Këshillin e Sigurisë.

Kujtojmë se dy ditë më parë në një nga lagjet e Gjilanit, Valon Ramushi i mori jetën gruas dhe kunatit të tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese