LIVE UPDATES
Bota

Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit

Tani, pas zgjedhjeve, u rihap mundësia që pushtetin në nivel shtetëror ta formojnë Lidhja e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), Bashkimi Demokratik Kroat i Bosnje dhe Hercegovinës (HDZ BiH) dhe Partia e Veprimit Demokratik (SDA) - parti që, në koalicione të ndryshme, ishin prej vitesh pjesë e pushtetit dhe e marrëveshjeve politike në këtë vend.

11 Tetor 2026, 22:50 Nga G.M
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit
Millorad Dodik (SNSD), Bakir Izetbegoviq (SDA) dhe Dragan Çoviq (HDZ BiH) janë përsëri partnerë kryesorë në formimin e qeverisë shtetërore në Bosnje, pas zgjedhjeve të 4 tetorit.


Në dy vjetët e fundit, skena politike e Bosnje dhe Hercegovinës u karakterizua nga bllokadat dhe pengesat politike. Gjatë kësaj periudhe, vendi nuk bëri ndonjë përparim të konsiderueshëm as drejt Bashkimit Evropian, as drejt NATO-s.

Tani, pas zgjedhjeve, u rihap mundësia që pushtetin në nivel shtetëror ta formojnë Lidhja e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), Bashkimi Demokratik Kroat i Bosnje dhe Hercegovinës (HDZ BiH) dhe Partia e Veprimit Demokratik (SDA) - parti që, në koalicione të ndryshme, ishin prej vitesh pjesë e pushtetit dhe e marrëveshjeve politike në këtë vend.

Por, a mund të flitet për një fillim të ri në rrugën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike? SNSD-ja, e udhëhequr nga Millorad Dodik, i cili ka qëndrime proruse, e kundërshton hapur anëtarësimin e Bosnje dhe Hercegovinës në NATO. Në deklaratat e fundit, Dodik u shpreh ashpër edhe kundër Bashkimit Evropian, nën udhëheqjen e tij aktuale.

HDZ-ja e Bosnje dhe Hercegovinës e mbështet zyrtarisht rrugën drejt integrimit evropian. SDA-ja, ndonëse mandatin e kaluar ishte në opozitë në nivel shtetëror, gjatë mandateve të mëparshme në pushtet nuk kishte arritur të zgjidhte një sërë problemesh që prej vitesh pengojnë integrimin evropian të vendit. Asnjëra nga tri partitë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se çfarë qëndrimesh do të mbajnë gjatë negociatave për formimin e pushtetit lidhur me integrimin evropian, anëtarësimin në NATO dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Çfarë thonë BE-ja dhe NATO-ja?

Bosnje dhe Hercegovina e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022 dhe dritën e gjelbër për hapjen e negociatave, por një pjesë e madhe e punës mbetet e papërfunduar. Reformat në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, funksionimi i institucioneve, prona shtetërore, çështja e Gjykatës Kushtetuese dhe një sërë mosmarrëveshjesh të tjera vazhdojnë të presin marrëveshjet politike.

Përveç kësaj, institucionet evropiane paralajmërojnë vazhdimisht për ndikimin keqdashës rus, duke theksuar se nga Bosnje dhe Hercegovina pritet “përafrim i plotë” me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. Kjo përfshin edhe qëndrimin ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Parlamenti Evropian, në vlerësimet e fundit, e mirëpriti përafrimin formal të Bosnje dhe Hercegovinës me sanksionet kundër Rusisë, por, njëkohësisht, paralajmëroi se bllokadat dhe përçarjet politike vazhdojnë ta ngadalësojnë procesin e reformave dhe rrugën evropiane të vendit. Komisioni Evropian paralajmëroi më herët se autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës nuk kishin zbatuar asnjërën nga 113 masat reformuese për të cilat ishin zotuar.

Si pasojë, ky vend nuk përfitoi nga këstet e para të ndihmës financiare evropiane. Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, dhe komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, u bënë thirrje më 6 tetor aktorëve politikë që ta formojnë pushtetin “pa vonesa” në të gjitha nivelet dhe të ndërtojnë konsensus, në mënyrë që Bosnje dhe Hercegovina të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ato theksuan se BE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë integrimet evropiane të Bosnje dhe Hercegovinës si shtet unik, sovran dhe me integritet territorial, ndërsa nga autoritetet e reja presin vazhdimin e zbatimit të reformave dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Nga selia e NATO-s i thanë Radios Evropa e Lirë se Aleanca pret formimin e institucioneve dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Bosnje dhe Hercegovinën. NATO-ja theksoi se mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë se deri në çfarë mase lidhjet e ngushta që disa nga fituesit e zgjedhjeve në Bosnje dhe Hercegovinë mbajnë me Rusinë, mund të ndikojnë në marrëdhëniet e vendit me NATO-n, Aleanca u përgjigj se “një Bosnje dhe Hercegovinë e qëndrueshme dhe e sigurt, si dhe një Ballkan Perëndimor paqësor janë në interesin tonë strategjik”.

“NATO-ja mbështet operacionin Althea të Bashkimit Evropian, i cili zhvillohet në kuadër të marrëveshjes Berlin Plus, dhe nuk do të lejojmë krijimin e një vakumi të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë. Kërcënimet për shkëputje, përplasjet e brendshme politike, idetë prapavajtëse dhe nacionaliste janë destabilizuese dhe të rrezikshme”, thuhet në përgjigjen e NATO-s për REL-in.

NATO-ja rikujtoi gjithashtu se bashkëpunon me Bosnje dhe Hercegovinën prej më shumë se tri dekadash dhe se vazhdon t’i mbështesë proceset reformuese, forcimin e qëndrueshmërisë së institucioneve dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës.

Dodiku mes Moskës dhe Uashingtonit

Duke pasur parasysh qëndrimet e BE-së dhe NATO-s, ndikimi rus, sipas bashkëbiseduesve të Radios Evropa e Lirë, mund të jetë një nga çështjet kryesore edhe gjatë procesit të mëtejshëm të formimit të pushtetit në nivel shtetëror në Bosnje dhe Hercegovinë. Kryetari i SNSD-së, Millorad Dodik, zhvilloi gjatë viteve të fundit marrëdhënie të ngushta politike me presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa përfaqësuesit e Republikës Sërpska refuzuan të mbështesin vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Disa ditë para zgjedhjeve, Dodik vizitoi sërish Moskën, ku u prit nga presidenti rus. Ndërsa, natën e zgjedhjeve, ai falënderoi si Putinin, ashtu edhe presidentin amerikan, Donald Trump. Vedran Xhihiq, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Politike në Vjenë, vlerëson se dimensioni rus i politikës së Dodikut mbetet i pandryshuar.

“Ajo që mbetet konstante dhe që nuk mund të ndryshojë, është dimensioni prorus. Dodik nuk mund të heqë dorë nga qëndrimi i tij prorus. Kjo linjë politike i ka sjellë përfitime politike dhe mbetet një nga themelet e pozicionimit të tij politik”, thotë Xhihiq për Radion Evropa e Lirë.

Xhihiq shton se, nga ana tjetër, SDA-ja ka një qëndrim të qartë, sipas të cilit Rusia është agresore në Ukrainë, ndërsa ndikimi rus në rajon është negativ.

“Pyetja mbetet se çfarë qëndrimi do të mbajë HDZ-ja e Bosnje dhe Hercegovinës ndaj Rusisë dhe sa do të arrijë të ruajë ekuilibrin mes politikës evropiane dhe partneritetit me SNSD-në. Qëndrimi i saj do të varet në masë të madhe edhe nga ai i Kroacisë, e cila i është bashkuar politikës së Bashkimit Evropian për sanksionet kundër Rusisë”, thotë Xhihiq.

Analisti politik, Mlladen Bubonjiq, vlerëson se zhvillimet jashtë Bosnje dhe Hercegovinës - nga lufta në Ukrainë deri te marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara - do të kenë ndikim të konsiderueshëm në proceset politike në vend.

Sipas tij, nga këto zhvillime do të varen edhe marrëdhëniet e ardhshme mes Dodikut dhe Moskës. Ai thekson se kreu i SNSD-së i përllogarit veprimet e tij në përputhje me interesat politike.

“Rusisë i përshtatet që në këtë rajon të ekzistojë një pengesë politike, që i ngadalëson integrimet evropiane dhe euroatlantike. Në këtë kontekst, interesat e Moskës dhe të Dodikut përputhen”, thotë Bubonjiq.

Xhihiq, nga ana tjetër, thekson se Dodik ka përfituar politikisht edhe nga ndryshimi i rrethanave në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, pasi në fund të vitit të kaluar i janë hequr sanksionet amerikane, të cilat i janë vendosur për shkak të pengimit të zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit, aktiviteteve korruptive dhe minimit të institucioneve të Bosnje dhe Hercegovinës.

Pas rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, sanksionet iu hoqën, ndërsa Dodik, gjatë fushatës zgjedhore, e paraqiti këtë si dëshmi të ndryshimit të qëndrimit të Uashingtonit ndaj tij dhe Republikës Sërpska. Autoritetet e Republikës Sërpska shpenzuan, gjatë viteve të fundit, disa miliona euro për angazhimin e kompanive lobuese dhe konsulente në Shtetet e Bashkuara, në përpjekje për të përmirësuar pozicionin politik të entitetit dhe të udhëheqjes së tij në qarqet politike amerikane.

Pa pritje të mëdha për përparim drejt BE-së

Ndryshe nga HDZ-ja e Bosnje dhe Hercegovinës dhe SDA-ja, të cilat gjatë fushatës zgjedhore i paraqitën integrimet euroatlantike si një nga prioritetet e qeverisjes së ardhshme, SNSD-ja vazhdoi të mbante qëndrime dukshëm më kritike ndaj Bashkimit Evropian.

Gjatë muajve të fundit, kreu i partisë, Millorad Dodik, kritikoi vazhdimisht udhëheqjen aktuale të BE-së dhe kundërshtoi disa kërkesa nga Brukseli që parashohin kompetenca të reja për institucionet shtetërore.

Në të njëjtën kohë, SNSD-ja vazhdoi të mbështesë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, por duke kundërshtuar anëtarësimin e Bosnje dhe Hercegovinës në NATO dhe duke refuzuar një pjesë të politikave të BE-së ndaj Rusisë. Për Xhihiqin, rezultati zgjedhor nuk sjell shumë paqartësi sa i përket ecurisë së mëtejshme të integrimit evropian.

“Nuk shoh, të paktën në periudhën e ardhshme, ndonjë mundësi të veçantë që ky proces të dalë nga vendnumërimi. Kompromiset mes këtyre tri partive kombëtare, në përbërjen e mundshme të re të Këshillit të Ministrave, nuk janë të natyrshme, të paktën kur bëhet fjalë për integrimin evropian dhe forcimin e funksionalitetit të shtetit”, thekson Xhihiq.

Në vitin 2019, Komisioni Evropian përcaktoi 14 prioritete që Bosnje dhe Hercegovina duhet t’i përmbushë për të përparuar drejt anëtarësimit. Ato përfshijnë reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, funksionimin e institucioneve, administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Xhihiq thotë se SNSD-ja dhe HDZ-ja “mbështesin ndarjen e mëtejshme etnoterritoriale të Bosnje dhe Hercegovinës dhe dobësimin e shtetit të përbashkët”, ndërsa SDA-ja dhe forcat e tjera politike proboshnjake angazhohen për një Bosnje dhe Hercegovinë më funksionale.

“Pyetja e vetme është nëse do të ketë mjaftueshëm pragmatizëm që, përmes hapave dhe reformave minimale, të sigurohet që Bosnje dhe Hercegovina të vazhdojë të përfitojë fonde nga Plani i Rritjes dhe fondet e tjera evropiane”, thotë Xhihiq.

Anëtarësimi në NATO mbetet çështje përçarëse

Bosnje dhe Hercegovina është pjesë e programit Partneriteti për Paqe që nga viti 2006, ndërsa bashkëpunimi me NATO-n ka vazhduar gjatë viteve të fundit përmes Programit të Reformave të Bosnje dhe Hercegovinës. Megjithatë, nuk është arritur asnjëherë konsensus politik për anëtarësimin në Aleancë.

SNSD-ja e Dodikut këmbëngul prej vitesh në neutralitetin ushtarak të Republikës Sërpska, ndërsa SDA-ja dhe HDZ-ja e Bosnje dhe Hercegovinës mbështesin afrimin me NATO-n.

“Në këto rrethana, nuk mund të ketë përshpejtim zyrtar dhe formal të rrugës drejt anëtarësimit në NATO. Por, as bashkëpunimi nuk do të ndërpritet plotësisht. Ai do të vazhdojë pak a shumë në të njëjtën mënyrë si deri më tani”, thotë Xhihiq.

Drejtori i Qendrës për Studime të Sigurisë, Denis Haxhoviq, vlerëson se, pavarësisht dallimeve të thella, ekziston hapësirë për marrëveshje.

“Në fund, rol vendimtar do të ketë gatishmëria e aktorëve politikë për të dialoguar dhe për të arritur kompromise. Sado të largëta të duken sot qëndrimet politike, pushteti nuk mund të formohet pa marrëveshje mes partive që kanë marrë legjitimitetin nga zgjedhjet”, thotë Haxhoviq.

Çfarë la pas qeverisja e mandatit të kaluar?

Pas zgjedhjeve të vitit 2022, pushtetin në nivel shtetëror në Bosnje dhe Hercegovinë e përbënin SNSD-ja, HDZ-ja e Bosnje dhe Hercegovinës dhe partitë e bashkuara rreth koalicionit “Trojka”.

Megjithëse gjatë kësaj periudhe Bosnje dhe Hercegovina mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe miratimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit, një sërë reformash kyç nuk u miratuan, duke ngadalësuar përparimin e vendit drejt BE-së.

Gjatë vitit 2024, ky vend kishte vonesa edhe në miratimin e Agjendës së Reformave, të nevojshme për të përfituar fonde nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të të cilit për Bosnje dhe Hercegovinën janë paraparë rreth një miliard euro. Mosmarrëveshjet politike u përqendruan te çështjet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës, pronës shtetërore dhe kompetencave të institucioneve shtetërore.

Autoritetet e Republikës Sërpska kundërshtuan emërimin e gjyqtarëve të rinj dhe praninë e gjyqtarëve të huaj në Gjykatën Kushtetuese. Mandati u karakterizua edhe nga përplasjet lidhur me vendimet secesioniste të autoriteteve të Republikës Sërpska, të cilat sfidonin vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës dhe të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar. E, kreu i SNSD-së, Millorad Dodik, pavarësisht shkarkimit nga posti i presidentit të Republikës Sërpska pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë, ruajti pozitën e tij si udhëheqës partie dhe ndikimin e konsiderueshëm politik./REL

rusia rel

Sondazh

Poll

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela