
Gërmimet arkeologjike në Akropolin e Butrintit kanë hyrë në një fazë të re, pasi për herë të parë në historinë e kërkimeve shkencore në këtë qytet antik, po studiohet muri rrethues i qytetit të sipërm.
Parku Kombëtar i Butrintit ka njoftuar se gërmimet synojnë të zbardhin fazat e ndërtimit të fortifikimeve dhe organizimin urban të qytetit në periudha të ndryshme historike.
Hulumtimet zhvillohen në kuadër të projektit “Topografia Urbane e Butrintit në Antikitetin e Vonë dhe Mesjetë”, i ndërmarrë nga Instituti i Arkeologjisë pranë Akademisë së Shkencave, me mbështetjen financiare të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.
Sipas arkitektes, dr. Nevila Molla, projekti synon të identifikojë fazat e ndërtimit të mureve të Akropolit dhe të krijojë një pasqyrë më të qartë të organizimit topografik të qytetit të sipërm dhe atij të poshtëm.
Aktualisht, puna arkeologjike është përqendruar në njërën prej kullave të fortifikimit të Akropolit, ku janë zbuluar shtresa të ndryshme arkeologjike, të akumuluara nga Antikiteti i Vonë deri në Mesjetën e Vonë.
Të dhënat stratigrafike që do të sigurohen nga këto gërmime pritet të ndihmojnë në përcaktimin e kohës së ndërtimit dhe përdorimit të mureve, si dhe në kuptimin e ndryshimeve urbane të Butrintit gjatë shekujve V-XV të erës sonë.
Butrinti, i vendosur në jug të Shqipërisë, pranë Sarandës, është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të vendit. Qyteti ka një histori të gjatë, që nis nga periudha parahistorike dhe vazhdon përmes zhvillimeve greke, romake dhe bizantine.
Ai është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1992, për shkak të vlerave të tij të jashtëzakonshme historike dhe kulturore.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
11 Tetor21:22
Unaza e lashtë me emrin e Ponc Pilatit hedh dritë mbi kryqëzimin e Jezusit, çfarë zbuluan studiuesit
Një unazë e lashtë e zbuluar në vitet 1960 në një fortesë në shkretëtirën e Judesë ka rikthyer vëm...
LIFESTYLE
11 Tetor21:18
A mund ta dallojmë më shkrimin e IA-së? Skandali letrar që tronditi botën e librit
Është tema kryesore në Panairin e Librit në Frankfurt: në çfarë mase do ta ndryshojë inteligjenca artificiale ...
LIFESTYLE
11 Tetor10:48
Mosha biologjike, IA premton të zbulojë sa i vjetër është vërtet organizmi juaj
Shkencëtarët kohët e fundit kanë shfrytëzuar inteligjencën artificiale (IA) për të ndërtuar "orë plakjeje" q...
LIFESTYLE
11 Tetor10:45
Pamja perfekte me çdo kusht, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e trendit viral
Nga praktika e quajtur “bonesmashing” deri te rutinat e kujdesshme të kujdesit për lëkurën, trendi i përmirësimit t&...
LIFESTYLE
11 Tetor07:59
Horoskopi/ Venusin e keni në krah, por kujdes me financat: Ja çfarë kanë parashikuar yjet për çdo shenjë!
Dashi
Nen ndikimin e madh te Venusit ju do i jepni me shume prioritet se kurrë me pare jetës ne çift. Do ndiheni mire pranë personit qe...
LIFESTYLE
10 Tetor23:36
Ngrënia para gjumit rrit rrezikun për sëmundje të mëlçisë
Një studim paralajmëron se ngrënia e ushqimeve të lehta vonë mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve t&e...
LIFESTYLE
10 Tetor18:57
Këto makarona kushtojnë 72 euro kg
Të shijshme, jashtëzakonisht të vogla, të përgatitura me dorë dhe me përbërës organikë të cilësis&eu...
LIFESTYLE
10 Tetor16:44
Hakmarrje pas më shumë se 60 vitesh, 92-vjeçarja shkatërron tri herë varrin e ish-kryebashkiakut
Një hakmarrje e servirur... e ftohtë, por që i ka kushtuar shtrenjtë autores së saj. Policia në Treviglio, në provincën ...
LIFESTYLE
10 Tetor16:05
Fundjava me reshje shiu, meteorologia tregon si pritet të nisë java
Meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit, ku tha se kjo fundjavë do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve, ndërsa fil...
LIFESTYLE
10 Tetor08:06
Dashuria, paratë, karriera, njihuni me horoskopin për ditën e sotme 10 Tetor 2026
Dashi
Hëna ju fton të bëni kujdes me xhelozinë dhe impulset e momentit. Në vendin e punës po vijnë zgjidhje përfundimta...