
Vllaznia ka marrë fitoren e parë të sezonit, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Dinamon.
Në një përballje të luftuar, kuqeblutë gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e parë dhe më pas arritën të ruanin avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.
Heroi i sfidës ishte Edon Murataj, i cili në minutën e 31-të realizoi një gol të bukur nga distanca. Mesfushori lëshoi një goditje të kalibruar, me topin që u përplas në shtyllë përpara se të përfundonte në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Vllaznisë.
Përpara golit, shkodranët kishin paralajmëruar rrezikun. Në minutën e 28-të, Murataj shërbeu bukur për Balajn, por tentativa e këtij të fundit përfundoi mbi kuadrat. Pak më herët, një kundërsulm i Vllaznisë nuk u konkretizua, pavarësisht kombinimit mes Qatos dhe Balajt.
Në pjesën e dytë, Vllaznia iu afrua golit të dytë në minutën e 50-të, kur Qato provoi nga distanca, por portieri Teqja arriti të ndalte goditjen. Dinamo reagoi dhe kërkoi golin e barazimit, me Ruben Silvën që provoi me një kthesë brenda zonës në minutën e 56-të, por topi përfundoi mbi traversë.
Rastin më të rrezikshëm për barazimin, dinamovitët e krijuan në minutën e 69-të. Malomo provoi drejt portës, por tentativa e tij u devijua dhe përfundoi në goditje këndi.
Trajnerët ndërhynë me zëvendësime në pjesën e dytë, ndërsa Dinamo shtoi presionin në minutat e fundit, në kërkim të golit që do t’i jepte një pikë. Megjithatë, mbrojtja e Vllaznisë rezistoi dhe skuadra shkodrane arriti të administronte avantazhin deri në fund.
Kështu, Vllaznia feston fitoren e parë të sezonit, duke marrë tri pikë të rëndësishme ndaj Dinamos, një prej skuadrave që synon të jetë protagoniste në kampionat.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
11 Tetor22:25
Tirana, trajneri pas derbit: Treguam veten, merituam suksesin
Trajneri i Tiranës, Dean Klafuri dha mendimin e tij pas fitores 1-3 në derbi ndaj Partizanit.
“Jam shumë i lumtur që fitova derbin ...
SPORT
11 Tetor21:52
Prishtina ndalet nga Dukagjini, Malisheva merr kreun e tabelës
Prishtina është ndalur në barazim pa gola (0:0), nga Dukagjini i Klinës, në ndeshjen e xhiros së tetë të Albi Mall Sup...
SPORT
11 Tetor20:54
Milan nuk bind ndaj Sassuolos, vetëm një pikë për kuqezinjtë
Milan barazon 1-1 me Sassuolon në ndeshjen e Serie A. Kuqezinjtë shënuan të parët me anë të Rabiot, në minutën e ...
SPORT
11 Tetor20:46
Tirana triumfon 1-3 ndaj Partizanit në derbin e parë të sezonit
Kryeqyteti ngjyroset bardheblu! Tirana ka fituar derbin e parë të sezonit ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin 1-3 në “Air Alban...
SPORT
11 Tetor20:17
Publikohet audio e VAR-it për kartonin e kuq të Viniciusit, ja çfarë i thanë gjyqtarit gjatë rishikimit të pamjeve
Federata ka bërë publike audion e komunikimit mes arbitrave të VAR-it dhe gjyqtarit kryesor, Isidro Díaz de Mera, për episodin q&eu...
SPORT
11 Tetor19:45
Manchester City vijon të jetë i pandalshëm, i jep leksion Liverpool në Anfield
Manchester City vijon të jetë i pandalshëm në Premier League angleze. Skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca iu imponua Liverpoolit në A...
SPORT
11 Tetor19:04
Amorim kërkon më shumë nga Milani: Nuk mund të fshihemi pas 10 golave, duhet të krijojmë më shumë raste
Milani i Ruben Amorimit përgatitet për sfidën e radhës në Serie A ndaj Sassuolos, në kuadër të javës së gjas...
SPORT
11 Tetor18:25
Përplasje jashtë stadiumit, shoqërohen disa tifozë para derbit
Nuk mungon tensioni pak minuta para fillimit të derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Ka patur përplasje nga tifozët ...
SPORT
11 Tetor17:39
"E putha Rodrigon dhe i thashë faleminderit", De Zerbi befason me reagimin pas kartonit të kuq
Trajneri i Tottenhamit, Roberto de Zerbi, e vlerësoi Rodrigo Bentancurin pasi ai u përjashtua në barazimin 1-1 kundër Manchester Unitedit ...
SPORT
11 Tetor17:08
Ronaldo në telashe, Federata në Portugali e ndëshkon për rebelimin
Një përplasje me trajnerin Jorge Jesus i ka kushtuar Cristiano Ronaldos një pezullim të përkohshëm nga Federata Portugeze e Futb...