Partizani vendos sot fatin e trajnerit Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

Florin Bratu, trajneri i Partizanit, rrezikon të mbetet pa punë pas disfatës 1-3 në derbin përballë Tiranës. Sipas gazetarit sportiv Emanuel Loci, sot është parashikuar një mbledhje urgjente për të përcaktuar se çfarë do të ndodhë me teknikun rumun.

Të lidhura

None found

Gjasat janë të larta që Bratut t’i komunikohet shkarkimi nga posti i trajnerit të të kuqve, ndërsa çështja pritet të sqarohet pikërisht këtë të hënë në një diskutim të hapur mes tij, presidentit të klubit Gaz Demi dhe drejtuesve, për të ndarë edhe “shapin nga sheqeri”.

Ecuria e Bratut me Partizanin ka qenë e shoqëruar vazhdimisht me luhatje dhe humbja në derbi e ka “mbushur kupën” në radhët e “Demave të Kuq”. Në 6 javë kampionat, Bratu ka regjistruar 4 humbje, një fitore dhe një barazim, ndërsa të kuqtë mbajnë vendin e 9-të me kuotën e 4 pikëve.


Shtuar më 12.10.2026 08:28