Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me dy muaj nga Kuvendi, Etika vendos sot fatin e dy deputetëve

Shkruar nga Newsbomb
PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me dy muaj nga Kuvendi,
Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

Sekretariati i Etikës pritet të vendosë sot për kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin me dy muaj nga punimet e Kuvendit të deputetëve të PD-së, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Kërkesa e PS-së vjen pas incidenteve të regjistruara gjatë votimit për Reformën Territoriale, kur dy deputetët e PD-së hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Belinda Balluku.

Në kërkesën e firmosur nga 10 deputetë socialistë, thuhet se veprimet e Bardhit dhe Balliut u shoqëruan me fyerje, provokime dhe sulme fizike, duke i cilësuar incidentet si të rënda.

Nëse Sekretariati i Etikës vendos për përjashtimin e tyre, Bardhi dhe Balliu nuk do të mund të marrin pjesë në punimet e Kuvendit për dy muaj, ndërsa do të humbasin edhe të drejtën për të përfituar pagën gjatë kësaj periudhe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese