Netanyahu kërkon hetim dhe dërgimin në gjyq të autorëve të dokumentarit “NAZA”: Po njollosin imazhin e Izraelit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kërkon nisjen e një hetimi ndaj autorëve të dokumentarit NAZA dhe dërgimin e tyre para drejtësisë, duke i akuzuar për vepra të rënda penale që lidhen me sigurinë e informacionit, shpifjen dhe dëmtimin e interesave politike dhe të sigurisë së vendit.
Në një postim, kryeministri izraelit i bën thirrje shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, kreut të shërbimit të brendshëm të sigurisë Shin Bet dhe prokurores së përgjithshme që të zhvillojnë një hetim të plotë mbi çështjen.
Netanyahu pretendon se dokumentari paraqet një rrëfim “të rremë, mashtrues dhe të njëanshëm”, i cili, sipas tij, njollos imazhin e shtetit të Izraelit dhe të Forcave të Armatosura izraelite (IDF) në arenën ndërkombëtare.
Gjithashtu, ai shpreh mbështetjen e tij të plotë për ushtarët izraelitë, duke theksuar se do të jetë gjithmonë në krah të tyre.
“U kërkoj shefit të Shtabit të Përgjithshëm, kreut të Shin Bet dhe prokurores së përgjithshme të nisin një hetim të plotë ndaj personave të përfshirë në realizimin e filmit ‘NAZA’ dhe t’i dërgojnë ata para drejtësisë për vepra të rënda penale që lidhen me sigurinë e informacionit, shpifjen e dënueshme penalisht dhe dëmtimin e interesave politike dhe të sigurisë së Izraelit.
Filmi paraqet një histori të rreme, mashtruese dhe të njëanshme, e cila njollos imazhin e shtetit të Izraelit dhe të Forcave të Armatosura izraelite në mbarë botën, duke i shkaktuar dëme të rënda pozitës ndërkombëtare të Izraelit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë në krah të luftëtarëve tanë të dashur dhe heroikë!”, ka shkruar Netanyahu.
Kujtojmë se në mesin e muajit shtator, Netanyahu ishte zotuar të çonte përpara një ligj për heqjen e shtetësisë për këdo që njollos imazhin e ushtarëve izraelitë.
Dokumentari NAZA, me regji të gazetarëve izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, pretendon se vrasjet masive të civilëve ishin përfshirë në mënyrë sistematike në vendimet e Izraelit për përcaktimin e objektivave të sulmeve në Gaza, pretendim që Netanyahu dhe ushtria izraelite e kundërshtojnë.
Filmi, i cili fitoi një çmim të rëndësishëm në Festivalin e Filmit në Venecia, e ka marrë titullin nga një term ushtarak izraelit që përdoret për humbjet e pritshme kolaterale. Ai bazohet në intervista anonime me oficerë të shërbimeve të inteligjencës dhe ushtarë.
Ekspertët: Marrëveshja e Trump me Putin do të ketë pak ndikim në çmimet e naftës në SHBA
“S’ka negociata pa plotësuar kushtet”, Irani: E pamjaftueshme përgjigjia e SHBA-së për rihapjen e Hormuzit
Netanyahu thërret mbledhje urgjente të sigurisë, në fokus Irani, Gaza dhe Libani
- 08:34 Ekspertët: Marrëveshja e Trump me Putin do të ketë pak ndikim në çmimet e naftës në SHBA
- 08:29 “S’ka negociata pa plotësuar kushtet”, Irani: E pamjaftueshme përgjigjia e SHBA-së për rihapjen e Hormuzit
- 08:23 Netanyahu thërret mbledhje urgjente të sigurisë, në fokus Irani, Gaza dhe Libani
- 08:17 E rëndë në Gjilan, vritet 29-vjeçari! Dyshohet se u qëllua nga babai i tij
- 08:15 Sulme masive me raketa e dronë në Ukrainë, 6 të vrarë dhe 9 të plagosur në dy qytete
- 08:15 PS kërkon Bardhin dhe Balliun dy muaj jashtë Kuvendit, vendos sot Sekretariati i Etikës