Përjashtimi i Balliut dhe Bardhit nga Kuvendi/ Këlliçi: Ndëshkim me porosi të Ramës
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me...
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me...

Në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mbi buxhetin e Bashkimit Europian, presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së ka paraqitur një kompromis të ri. Por kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) nuk duket i kënaqur. Ai deklaroi për këtë propozim, se "shuma e parashikuar në propozimin e ri nuk përbën bazë për një marrëveshje."
Në propozim, shuma prej rreth dy trilionë eurosh për periudhën 2028–2034, e propozuar fillimisht nga Komisioni Europian, është ulur disi. Qeveria në Dublin, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE-së, vlerëson se mund të kursehen rreth 140 miliardë euro, ose afërsisht 8 për qind krahasuar me propozimin fillestar.
Merz kërkon kursime më të mëdha
Nga këndvështrimi i qeverisë gjermane, kjo nuk mjafton. Kancelari Friedrich Merz ka kërkuar së fundmi që buxheti të reduktohet me qindra miliarda euro. Të njëjtin qëndrim mbajnë edhe kryeministrat e Holandës, Suedisë dhe Austrisë. Të gjitha këto vende bëjnë pjesë në grupin e ashtuquajtur të "neto-paguesve”, pra shteteve që kontribuojnë më shumë në buxhetin e BE-së sesa marrin prej tij.
Edhe Suedia dhe Austria e kanë refuzuar propozimin e ri. Ministrja austriake për Europën, Claudia Bauer, deklaroi se projekti i ri i buxhetit është ende shumë larg marrjes së miratimit nga Vjena. Sipas saj, nëntë vendet neto-paguese mbulojnë aktualisht rreth 60 për qind të buxhetit të BE-së. Më shumë se kaq, tha ajo, nuk mund t'u kërkohet taksapaguesve të tyre.
Mosmarrëveshje për fondet e mbrojtjes
"Buxheti i BE-së duhet të jetë i përballueshëm për ata që mbajnë barrën kryesore të financimit", tha Merz. Sipas tij, priorizimi dhe modernizimi i buxhetit evropian është një detyrë e përbashkët për të gjitha shtetet anëtare. Me këtë deklaratë ai lë të kuptohet edhe një tjetër pikë konflikti. Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së ka reduktuar veçanërisht fondet që qeveria gjermane dëshiron t'i shohë të forcuara, konkretisht ato për konkurrueshmërinë, kërkimin shkencor dhe mbrojtjen.
Në të kundërt, fondet tradicionalisht më të mëdha për bujqësinë dhe politikën e zhvillimit rajonal janë prekur shumë pak. Kjo e fundit synon të zvogëlojë dallimet ekonomike dhe sociale mes rajoneve të ndryshme të Evropës dhe për këtë arsye u sjell përfitime veçanërisht vendeve më të varfra të BE-së.
Po ashtu, pothuajse të paprekura mbeten edhe fondet për migracionin, mbrojtjen e kufijve dhe sigurinë e brendshme.
Kritika nga Parlamenti Europian
Kritika nga parti të ndryshme vijnë edhe nga Parlamenti Europian, por në drejtimin e kundërt. Negociatorët e Parlamentit për Kornizën Financiare Shumëvjeçare (MFF), nga Partia Popullore Europiane (EPP) dhe socialdemokratët, theksojnë: "Propozimi i presidencës irlandeze të Këshillit nuk mund të shërbejë si pikënisje për një marrëveshje. Një shkurtim prej tetë për qind krahasuar me propozimin e Komisionit, i cili gjithsesi e mban buxhetin vetëm në nivelin e periudhës aktuale, do të nënkuptonte dobësimin e aftësisë sonë për të vepruar."
Sipas tyre, kjo vjen pikërisht në një kohë kur Europës i kërkohet më shumë angazhim në fushat e konkurrueshmërisë, mbrojtjes dhe sigurisë. Të enjten, negociatat për buxhetin e ri të BE-së, i cili përcakton bazën financiare për punën dhe prioritetet e Bashkimit Europian në vitet e ardhshme, do të vazhdojnë në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Bruksel.
Koha nuk pret. Fillimisht, shtetet anëtare të BE-së synonin të arrinin një marrëveshje deri në fund të vitit, edhe për t'u paraprirë zgjedhjeve presidenciale dhe një ndërrimi të qeverisë në Francë. Megjithatë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Spanjë, të planifikuara për në nëntor, pritet ta bëjnë edhe më të vështirë arritjen e këtij objektivi, i cili që tani konsiderohet mjaft ambicioz./ DW
Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ushtria rus...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përballet me një re...
Autoritetet nepaleze po kërkojnë pesë persona të zhdukur p...
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit,...
Një përson është arrestuar në lidhje me një komplot për të...
Raphaël Glucksmann fitoi në zgjedhjet paraprake për të për...
Presidenti amerikan Donald Trump propozoi ndryshimin e emr...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se një armëpu...
Përballja e administratës Trump me median amerikane po mer...
Sulmi i fundit ndaj aeroportit të Riadit është më i rëndi ...
Papa Leo XIV ka njoftuar se do të operohet në ditët në vij...
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovë...
Turqia përuroi një seksion të ri hekurudhor pranë kufirit ...
Turqia ka publikuar një rregullore që u ndalon fëmijëve në...
Protestat studentore në Francë po marrin përmasa gjithnjë ...
Autoritetet lokale bëjnë me dije se nga sulmi në aeroporti...
Pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump se U...
Ambasadat e SHBA-së, Britanisë dhe Kanadasë në Arabinë Sau...
Nëntë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë humbur jetën nga t...
Qeveria e Kosovës ka thënë se prania e Milan Radoiçiçit në...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Pogragjë t...
Një incident është shënuar këtë të diel në ndeshjen e FC D...
Disa tifozë të derbit mes Partizanit dhe Tiranës janë shoq...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativis...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosf...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Një studim i kohëve të fundit i titulluar “Ekonomia e Kafe...
Gjykata Kushtetuese Federale (Bundesverfassungsgericht) gë...
Në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mbi buxheti...
Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ushtria rus...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Qiratë vazhdojnë të rriten në të gjithë Evropën, dhe disa ...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në bashkëpunim ...
Tenderi me vlerë rreth 1.09 miliardë lekë apo rreth 11.4 m...
Leku shqiptar ka regjistruar forcimin më të madh ndaj euro...