Aktualitet

Dita e sotme e paqëndrueshme, vranësira dhe reshje shiu!

Ditën e sotme, (12 tetor) vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm. Sipas SHMU-së, moti parashikohet me vranësira e intervale kthjellimesh.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites në malësi të zonës qendrore e në jug dhe juglindje.

Pas orëve të pasdites ka ndërprerje të reshjeve të shiut. Po ashtu ka prezencë mjegulle të dendur lokale në zonat luginore në mëngjes e deri në mesditë.

Era fryn me drejtim juglindje – lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në vija bregdetare dhe zona luginore, hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në det, 2-3 ballë.