Nafta, lufta dhe zgjedhjet/ Çfarë fshihet pas marrëveshjes së re Trump-Putin dhe presionit ndaj Zelensky për armëpushim
Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa balistike drejt Detit Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut. Lëshimi vjen disa ditë pas testimit nga Seuli të një sistemi të ri armësh hipersonik.
Sipas Shefit të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, raketat u lëshuan nga zona e Phenianit rreth orës 09:20 të mëngjesit, sipas orës lokale, të dielën.
Ndërkohë, Ministria japoneze e Mbrojtjes bëri të ditur se dy raketa balistike ranë në det, jashtë Zonës Ekonomike Ekskluzive të Japonisë.
Lëshimet e fundit vijnë në një periudhë të shtimit të aktiviteteve ushtarake në gadishullin Korean. Pak ditë më parë, Koreja e Jugut testoi një automjet rrëshqitës hipersonik (HGV), sistemi i parë i këtij lloji i prodhuar nga vendi.
Këto mjete shkëputen nga raketa transportuese në atmosferën e sipërme dhe drejtohen drejt objektivit me shpejtësi që tejkalojnë pesë herë shpejtësinë e zërit, duke paraqitur sfida për sistemet tradicionale të mbrojtjes ajrore.
Më 3 tetor, edhe Koreja e Veriut njoftoi testimin e një rakete hipersonike me rreze të mesme veprimi. Sipas Phenianit, sistemi përfshin teknologji të inteligjencës artificiale.
Zhvillimet e fundit po ndiqen nga afër nga Koreja e Jugut dhe Japonia, të cilat monitorojnë programet raketore të Phenianit për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë rajonale.
Top Channel