Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet është përplasur më një biçikiletë.
Si pasojë drejtuesi i biçikletës ka rënë në tokë, duke pësuar lëndime trupore dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkohë efektivët po kujdesen edhe për disiplinimin e trafikut në këtë aks rrugor, pasi qarkullimi i automjeteve është i lartë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.









Komente
Komento