Berat- Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat- Ura e Kuçit në fshatin Poshnjë ku një automjet ka përplasur një 40 vjeçar që po qarkullonte me biçikletë.
I plagosuri Endri Selfaj u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa policia po punon për identifikimin e shoferit i cili pasi kreu aksidentin u largua me shpejtësi nga vendngjarja.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që i kanë ardhur në ndihmë 40 vjeçarit të shtrirë në rrugë. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të zbuluar shoferin që shkaktoi aksidentin. Versus.al

