Mbi 200 lëkundje pasuese në Panama pas tërmetit 7.7 ballë, dëme në 900 shtëpi
Më shumë se 200 lëkundje pasuese janë regjistruar në Panama që kur një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi vendin të premten, duke dëmtuar qindra shtëpi dhe infrastrukturë dhe duke bërë që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Deri më tani nuk është raportuar për vdekje, por 27 persona janë plagosur dhe rreth 900 shtëpi janë dëmtuar.
“Ne kemi regjistruar tashmë më shumë se 200 lëkundje pasuese… por magnituda e tyre po zvogëlohet dhe intervalet midis tyre po rriten”, tha për Nestor Luque, drejtor i institutit universitar të gjeoshkencës në Panama.
Shtetet e Bashkuara kanë premtuar 5 milionë dollarë ndihmë dhe po dërgojnë një ekip prej 20 anëtarësh në Panama për të ndihmuar me operacionet e shpëtimit dhe inspektimet e infrastrukturës, sipas ambasadorit të SHBA-së Kevin Mariño Cabrera.
Presidenti i Panamasë Jose Raul Mulino vizitoi disa nga zonat e goditura nga tërmeti dhe theksoi nevojën për riparime urgjente të rrugëve dhe urave për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmës humanitare. Të paktën 14 ura në provincat Veraguas dhe Los Santos janë dëmtuar rëndë.
Shkollat do të mbeten të mbyllura sot si masë paraprake, ndërsa autoritetet theksojnë se funksionimi i Kanalit të Panamasë nuk është prekur.
Dalin pamjet e sulmit të Huthi-ve në aeroportin e Riadit (VIDEO)
Kallas mirëpret armëpushimin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, por skeptike nëse Moska do ta respektojë atë
Volkswagen mbështet planin e BE-së për të forcuar industrinë evropiane dhe për të konkuruar rivalët kinezë
- 09:11 Dalin pamjet e sulmit të Huthi-ve në aeroportin e Riadit (VIDEO)
- 08:49 Kallas mirëpret armëpushimin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, por skeptike nëse Moska do ta respektojë atë
- 08:45 Volkswagen mbështet planin e BE-së për të forcuar industrinë evropiane dhe për të konkuruar rivalët kinezë
- 08:41 Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar në Tiranë, takime me Ramën, Peleshin dhe Hoxhën
- 08:40 Netanyahu kërkon hetim dhe dërgimin në gjyq të autorëve të dokumentarit “NAZA”: Po njollosin imazhin e Izraelit
- 08:34 Ekspertët: Marrëveshja e Trump me Putin do të ketë pak ndikim në çmimet e naftës në SHBA