Muzika klasike dhe kërcimi bashkëkohor u bashkuan në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, përmes dy veprave koreografike të artistit grek Andonis Foniadakis.
“Unseen” dhe “Boléro”, të frymëzuara nga muzika e kompozitorit francez Maurice Ravel, sollën dy mënyra të ndryshme të përjetimit të lëvizjes, emocioneve dhe energjisë në skenë.Në veprën “Unseen”, trupi bëhet një mjet shprehjeje për atë që nuk shihet, por ndihet.
Ndryshe nga kjo atmosferë, “Boléro” e zhvendos vëmendjen te ritmi dhe intensiteti fizik.
E ndërtuar mbi përsëritjen karakteristike të kompozimit të Ravelit, vepra zhvillohet gradualisht, duke e rritur energjinë dhe tensionin skenik.
Lëvizjet bëhen gjithnjë e më dinamike, ndërsa përdorimi i trampolinës i jep koreografisë një dimension të veçantë vizual dhe fizik.
Kjo shfaqje erdhi në kuadër të Festsivalit Ndërkombëtar të Kërcimit në Tiranë, i cili ka një program të pasur artistik që do ti shfaqi përgjatë muajit Tetor. A.K./TemA
Lini një Përgjigje