Edon Zhegrova vazhdon të fitojë vëmendjen te Juventusi, duke regjistruar një statistikë të veçantë në barazimin 1-1 ndaj Cagliarit.
Edhe pse nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, ylli kosovar ishte ndër lojtarët më të rrezikshëm të bardhezinjve.
I aktivizuar në fillim të pjesës së dytë nga Luciano Spalletti, në vend të Francisco Conceiçãos, Zhegrova i dha menjëherë më shumë gjallëri sulmit të Juventusit.
Anësori provoi pesë goditje në kuadratin e portës, por u ndal në të gjitha rastet nga portieri Elia Caprile.
Një rekord që e ndajnë vetëm tre futbollistë
Sipas statistikave të “Tuttomercatoweb”, që nga sezoni 2004-2005, kur Serie A kaloi në formatin me 20 skuadra, asnjë lojtar i aktivizuar nga stoli nuk kishte regjistruar më shumë se pesë goditje në kuadratin e portës në një ndeshje të vetme.
Zhegrova barazoi këtë rekord, që më parë e kishin arritur Luis Muriel me Atalantën ndaj Udineses, në qershor të vitit 2020, dhe Lautaro Martinez me Interin ndaj Salernitanës, në shtator të vitit 2023.
Ky është një tjetër sinjal pozitiv për kosovarin, i cili ka treguar se mund të bëjë diferencën edhe kur nuk e nis ndeshjen si titullar.
Në përballjen ndaj Sassuolos, ai kishte realizuar dy gola pas aktivizimit nga stoli.
Megjithatë, Spalletti nuk do të mund ta përdorë Zhegrovën në ndeshjen e së enjtes ndaj Celta Vigos, pasi kosovari nuk është pjesë e listës së Juventusit për Ligën e Evropës.
Paraqitja ndaj Cagliarit konfirmon se Zhegrova mund të jetë një armë e rëndësishme për bardhezinjtë në vazhdim të sezonit.
© SYRI.net
VIDEO/ Situatë kaotike në fund të Kaljari-Juventus, Spaleti përplaset me Pisakanen! Të dy trajnerët e pësojnë keq
Cristiano Ronaldo: Jam futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave! Ja çfarë thotë për Messin
Juventusi ndalet nga Cagliari, Kolo Muani shmang humbjenBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: