AKTUALITET /

Tentoi të vriste bashkëatdhetarin e tij në zonën e Saukut, 19 vjeçari turk kapet në Greqi

Shkruar nga Versus
Tentoi të vriste bashkëatdhetarin e tij në zonën e Saukut,
Autori i plagosjes

Greqi- Të premten e kaluar, policia greke arrestoi tre të rinj të moshave 19, 21 dhe 22 vjeç të cilët u kapën si klandestinë në aksin Kalamata-Pylos në Meseni.

Gjatë kontrolleve, rezultoi se 19 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria pasi në mars të vitit 2026 kishte tentuar të vriste bashkëatdhetarin e tij Halil Uçar në një lokal në zonën e Saukut. 

Pamjet e publikuara muaj më parë tregonin se në momentin e plagosjes, ata kanë qenë në tavolina të ndara në një lokal dhe në kate të ndryshme. Autori, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë, është ngjitur në kat të dytë dhe ka qëlluar drejt Uçar, duke e plagosur me një plumb në shpatull. Më pas pistoleta iu bllokua dhe i riu ia mbathi. Pavarësisht kontrolleve të policisë, turku ia ka dalë të kalonte kufirin shqiptar. Versus.al

 

Poll