Aktualitet

Aksident në unazën e Fierit, makina përplas biçikletën!

Një aksident rrugor u regjistrua në mëngjes në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ra në tokë dhe pësoi lëndime trupore. I plagosuri u dërgua drejt Spitalit Rajonal të Fierit, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, që po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe u angazhuan për të disiplinuar trafikun në këtë aks me fluks të lartë qarkullimi.