E hënë, 12 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjike në SHBA/ Studentja shkoi në spital pasi theu këmbën, humb jetën nga mbidoza e qetësuesve

Një vizitë në spital për një frakturë të thjeshtë në kyçin e këmbës është kthyer në tragjedi për një studente 21-vjeçare në SHBA. Dale Alice Martin humbi jetën në prill të vitit 2025, pasi, sipas padisë së familjes, iu administrua një sasi e tepërt qetësuesish, që dyshohet se i shkaktuan probleme të rënda me frymëmarrjen dhe më pas arrest kardiak.

E reja u dërgua në spitalin Waterbury, në shtetin e Konektikatit, pasi u dëmtua gjatë punës në një fermë. Sipas pretendimeve të familjarëve në dokumentet gjyqësore, brenda rreth 14 orësh asaj iu dhanë disa medikamente kundër dhimbjeve, ndërsa gjendja e saj shëndetësore nuk u monitorua në mënyrën e duhur nga personeli mjekësor.

Reklamë

Në padi thuhet se qetësuesit shkaktuan shtypje të frymëmarrjes dhe përgjumje të theksuar, duke e bërë 21-vjeçaren të paaftë për të kërkuar ndihmë. Sipas familjes, kur një infermiere e kontrolloi në orët e para të mëngjesit të 10 prillit, zemra e saj kishte ndaluar. Raporti i autopsisë, sipas të dhënave të publikuara, e lidhi vdekjen me arrestin kardiak pas administrimit të disa qetësuesve.

Familja ka ngritur padi për neglizhencë të dyshuar mjekësore, duke vënë në pikëpyetje edhe kushtet në spitalin ku u trajtua e reja. Babai i saj, Lindsey Martin, deklaroi se familja nuk kishte dijeni për problemet e rënda financiare të institucionit, i cili, sipas pretendimeve të tij, po përballej me hetime dhe mungesë fondesh.

Reklamë

Dale Martin jetonte në Bethlehem të Konektikatit dhe studionte Letërsi Angleze dhe Histori në Universitetin Trinity, në San Antonio të Teksasit. Familjarët pretendojnë se ajo nuk kishte mundësi të zgjidhte një institucion tjetër shëndetësor, pasi u transportua në spitalin më të afërt. Çështja pritet të shqyrtohet në rrugë ligjore, ndërsa pretendimet për neglizhencë mjekësore mbeten akuza të familjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.