Foto nga Lamborghini
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë, ku një automjet luksoz i markës Lamborghini është shkatërruar pothuajse plotësisht. Në pamjet e publikuara nga Fieriweb, automjeti shihet i bërë "copash" në mes të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë një nga shkaqet e aksidentit. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit mësohet se ka shpëtuar mrekullisht.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit. Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen.
Sondazh
Poll
