Ndërtimi i autostradës Bukojçani-Kërçovë do të nisë sot, me një ceremoni që do të shënojë fillimin zyrtar të punëve.
Të lidhura
None found
Ky projekt është pjesë e Korridorit 8 dhe parashikon lidhjen e qafës së Strazhës me Kërçovën. Autostrada do të ndërtohet në dy faza: e para do të mbulojë itinerarin nga fshati Crvevci deri te Kërçova, ndërsa e dyta do të shtrihet nga Dolno Strogomishte deri në Crvevci.
Punët do të financohen me një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), bashkë me grante nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Mbikëqyrja e projektit do të realizohet nga një konsorcium, i cilit do t’i drejtojë Instituti i Inxhinierisë Civile të Maqedonisë. Marrëveshja për mbikëqyrjen u nënshkrua më 30 shtator me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore. Sipas Telegrafit.







