Pas një historie dashurie me ulje e ngritje, Lela Seferi dhe Leo Gashi duket se po shijojnë një kapitull të ri së bashku.
Dyshja e njohur nga Big Brother VIP Kosova 3 ka publikuar një kolazh fotografish me momente romantike krah njëri-tjetrit, por këtë herë, më shumë se fotografitë, vëmendjen e ka marrë përshkrimi i Lelës.
“Disa gjëra në jetë kanë nevojë për kohë, distancë dhe heshtje, që të gjejnë sërish rrugën drejt vendit ku i përkasin…”, ka shkruar ajo.
Një dedikim që duket se përmbledh më së miri gjithë rrugëtimin e tyre, nga dashuria që lindi brenda shtëpisë së Big Brother, te ndarja që bëri bujë e deri te vendimi për t’i dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit.
Ndërsa Leo e ka përmbledhur gjithçka në vetëm dy fjalë:
“Të dua”, ka komentuar ai.
Pas lajmeve për ribashkim, Lela u shfaq si protagoniste në videoklipin e këngës “Don” të Leos, duke vulosur rikthimin e tyre.


