Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident në unazën e Fierit, makina “merr përpara” biçikletën, përfundon në spital një person

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në unazën e Fierit, makina “merr përpara”
Foto nga vendngjarja

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet është përplasur me një biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i biçikletës, i cili ka rënë në tokë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kujdesen për menaxhimin e trafikut në këtë aks rrugor, ku qarkullimi i automjeteve është i lartë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese