134 ditë protestë kundër Ramës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh: Qeveri e krimit, qeveri e drogës
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rebelët Huthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore t&eu...
Atentati me shpërthim në Gjirokastër/ Policia: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranë...
VIDEO/ Shpërthen në ecje makina në Gjirokastër, policia nis hetimet 10 Tetor, 22:12 EMRAT+PAMJET/ Shpë...
Duke folur para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, më 12 tetor, Kallas kritikoi ndryshimin e rregullave ligjore ndërkohë që proceset gjyqësore janë ende në zhvillim.
LUKSENBURG- Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj BE-së dhe janë të papranueshme. Duke folur para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, më 12 tetor, Kallas kritikoi ndryshimin e rregullave ligjore ndërkohë që proceset gjyqësore janë ende në zhvillim.
“Dua të jem e qartë se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kosovë bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së. Kjo është e papranueshme”, tha Kos.
Sipas saj, ndryshimi i rregullave gjatë zhvillimit të një procesi gjyqësor bie ndesh me standardet ndërkombëtare të sundimit të ligjit. Deklarata e Kallasit vjen pasi Kuvendi i Kosovës miratoi, javën e kaluar, ndryshimet në ligjin që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, të njohura si Gjykata Speciale.
“Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Zgjerimi evropian po ecën përpara. Nëse vendet kandidate bëjnë hapa prapa, ato nuk janë në rrugën e duhur dhe nuk do të mund të bëhen anëtare të BE-së”, tha ajo.
Ndryshimet u propozuan nga Partia Demokratike e Kosovës, vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara dënuan ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin - me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.
Të katërt u deklaruan të pafajshëm gjatë gjithë procesit gjyqësor. Ndryshimet ligjore synojnë të kufizojnë juridiksionin e Dhomave të Specializuara, duke ngushtuar periudhën kohore dhe kategoritë e veprave penale që ato mund të trajtojnë. Ato parashohin, ndër të tjera, uljen e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet, mundësinë e ankimimit në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.
BE-ja kërkon respektimin e pavarësisë së Speciales
Deklarata e Kallasit është paralajmërimi më i fundit nga BE-ja lidhur me ndryshimet ligjore. Më 8 tetor, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm deklaroi se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.
Në reagim, BE-ja theksoi se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar përmes vendimeve të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014 dhe 2015, dhe se mandati dhe pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht. BE-ja i bëri thirrje Kosovës të respektojë detyrimet ndërkombëtare, të garantojë pavarësinë e gjykatës, drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet, si dhe mbrojtjen dhe sigurinë e dëshmitarëve.
Shqetësime të ngjashme shprehu edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, duke theksuar se pavarësia e Dhomave të Specializuara nuk mund të cenohet. PDK-ja, nga ana tjetër, e kundërshtoi vlerësimin e BE-së. Deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, tha se ndryshimet nuk shkelin asnjë detyrim ndërkombëtar të Kosovës.
Sipas PDK-së, synimi nuk është mbyllja e gjykatës, por kufizimi i mandatit të saj në përputhje me qëllimin për të cilin ishte themeluar. Kryeministri Albin Kurti, ndërkohë, i kishte cilësuar ndryshimet si të ngutshme dhe jo mjaftueshëm të analizuara, megjithëse Lëvizja e tij Vetëvendosje i mbështeti ato gjatë shqyrtimit në Kuvend.
Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë me gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë. Ato u themeluan për të trajtuar pretendimet për krime të kryera gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë. Baza e themelimit të tyre lidhet edhe me marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës me BE-në, përfshirë shkëmbimin e letrave të vitit 2014, që parashihte konsultime për ndryshime ligjore që mund të preknin mandatin e gjykatës.
Një tjetër pengesë në marrëdhëniet Kosovë-BE
Kundërshtimi i BE-së ndaj ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale shton edhe një tjetër çështje mospajtimi në marrëdhëniet mes Brukselit dhe Prishtinës, në një kohë kur Kosova ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllok. Kosova aplikoi për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022, por mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit.
Përparimi i saj drejt BE-së varet, ndër të tjera, nga reformat në sundimin e ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Në raportin e fundit për zgjerimin, Komisioni Evropian theksoi se afrimi me BE-në kushtëzohet nga përparimi në demokraci, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore.
Ai ritheksoi, gjithashtu, rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë për perspektivën evropiane të Kosovës. Rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit e ndërlikon edhe fakti që pesë vende anëtare të BE-së - Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e saj./Dosja.al
Rusi Aleksandar Krasii u bë diplomat në Serbi pesë vjet pasi mediat bullgare njoftuan se ai ishte dëbuar nga ky vend në kulmin e nj&e...
Gjykata Federale Kushtetuese GJERMANI- Gjykata Kushtetuese Federale (Bundesverfassungsgericht) gëzon ende më shumë besim se çdo deg&e...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ushtria ruse ka goditur objektiva energjetikë në Ukrainë edh...
Vladimir Putin, Donald Trump SHBA- Vendimi i Donald Trump për të rilejuar importet e naftës ruse në Shtetet e Bashkuara po përshka...
Putin-Trump SHBA- Marrëveshja Trump-Putin për naftën ka marrë vëmendjen e mediave prestigjoze në vend, duke e quajtur k&...
Millorad Dodik (SNSD), Bakir Izetbegoviq (SDA) dhe Dragan Çoviq (HDZ BiH) janë përsëri partnerë kryesorë në formimin e qe...
Foto ilustruese EVROPË- Agjencitë evropiane të inteligjencës kanë paralajmëruar për rritjen e kërcënimeve ndaj...
pamje UKRAINË- Një sulm rus me raketa në periferi të Kharkivit, në Ukrainë, ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosje...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Mandati i Volodymyr Zelenskyy si president i Ukrainës ka tejkaluar shtatë vjet, pa pasur zgjedhje të reja...
Kimberly Guilfoyle SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, po shqyrtojnë mundësinë e largimit të K...