Të paktën 72 të vra'rë nga sulmet ajrore ndaj kampeve të minierave të arit në Sudan

Bota

Të paktën 72 të vra'rë nga sulmet ajrore ndaj kampeve
Të paktën 72 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore ndaj kampeve të improvizuara të minierave të arit në shtetin e Nilit, në Sudan, sipas organizatës për të drejtat e njeriut “Avokatët e Emergjencave”.

Sulmi ndodhi, ndërsa minatorët ndodheshin në zonë. Sipas dëshmitarëve të cituar nga gazeta Sudan Tribune, avionët qëlluan më shumë se pesë raketa mbi kampet, duke shkatërruar strehimet dhe objektet e minierave. Numri i viktimave mbetet paraprak dhe mund të rritet.

Deri më tani, as qeveria egjiptiane dhe as autoritetet sudaneze nuk kanë komentuar raportimet. Egjipti është akuzuar edhe më parë për sulme ndaj minatorëve në zonën kufitare, në kuadër të operacioneve kundër minierave të paligjshme. Organizata “Avokatët e Emergjencave” paralajmëroi se sulmet ndaj civilëve të paarmatosur mund të përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe krime lufte.

Tensionet lidhen me aktivitetin e paligjshëm të nxjerrjes së arit, i cili është përhapur në Sudan gjatë luftës civile. Zonat kufitare, të pasura me këtë mineral dhe me kontroll të kufizuar shtetëror, janë kthyer në qendra të minierave informale dhe të kontrabandës së arit.

ME TE LEXUARAT