Bota

Ukrainë, sulme ruse ndaj infrastrukturave energjetike dhe hekurudhore!

Infrastrukturat energjetike dhe hekurudhore në rajonin Zhytomyr të Ukrainës perëndimore, në shënjestër të sulmeve ruse gjatë natës.

Kreu i administratës ushtarake të rajonit, Vitaliy Bunechko tha se bombardimet e përsëritura në pjesën veriore shkaktuan disa zjarre.

Sipas Bunechkos, sulmet kanë prekur infrastrukturat energjetike dhe hekurudhore në distriktin Korostyshiv. Flakët nga bombardimet u shuan, ndërsa autoritetet po ndjekin situatën pas sulmeve.

Deri më tani, nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar.

Sulmet më të fundit përbëjnë një tjetër goditje ndaj objekteve kritike në Ukrainë, ndërsa autoritetet lokale vijojnë të monitorojnë pasojat e bombardimeve.