Të akuzuar për vrasjen e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen

12 Tetor 2026 | 09:43

Ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës. Në seancën e kaluar, dy të akuzuarit kishin kërkuar të përfitonin nga gjykimi i shkurtuar.

Megjithatë, në seancën e zhvilluar këtë të hënë, gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre, duke vendosur që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm. Ky vendim nënkupton se procesi gjyqësor do të vijojë sipas procedurës së zakonshme, me shqyrtimin e provave dhe të rrethanave të çështjes.

Meçe dhe Guçe akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim. Dy të akuzuarit mbeten në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët, Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, me “detyrim paraqitje” për moskallëzim krimi.

Egli Proga u vra në një bar-kafe në Pogradec më 10 Gusht të viti 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Malkaj: Më qëlloi dikush me shpullë në kurriz dhe më tha mos shko më në protestë

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur mbi situatën shoqërore dhe politike...
21:58 | 11/10/2026

“Ne artistët në Shqipëri jemi mjet argëtimi jo vlerë kombëtare”, Malkaj: Ka kosto reagimi

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka ngritur shqetësimin mbi trajtimin ndaj artistëve në...
21:40 | 11/10/2026

“Aktorja e denoncoi”, Gjini: Viktima tregoi forcë, dha shembullin që duhet reaguar kur cënohesh

Gazetari, Flori Gjini i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me videot intime të publikuara...
21:03 | 11/10/2026