Shqiptari nuk e lë të qetë ish-partneren, e reja detyrohet të fshihet në tualet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.10.2026, 09:48

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Mestre, pranë Venecias, pasi dyshohet se ka përndjekur vazhdimisht ish-partneren e tij, duke e detyruar atë të strehohej në tualetin e një picerie për t’i shpëtuar.

E frikësuar dhe në gjendje të rënduar emocionale, gruaja telefonoi policinë nga ambientet e lokalit, duke denoncuar ish-partnerin për përndjekje.

Sipas autoriteteve, shqiptari e kishte shqetësuar prej kohësh me mesazhe dhe telefonata kërcënuese, ndërsa në disa raste ishte përpjekur ta takonte në vendet që ajo frekuentonte. Kjo sjellje i kishte shkaktuar gruas ankth të vazhdueshëm, duke e detyruar të ndryshonte edhe rutinën e saj të përditshme.

Situata përshkallëzoi kur ish-partneri u shfaq edhe në picerinë ku ndodhej ajo, duke e shtyrë të kërkonte strehim në tualet dhe të kërkonte ndihmën e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit