Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e Egli Progës, Gjykata e Korçës rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar të Denis Meçes dhe Leonidha Guçes

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Egli Progës, Gjykata e Korçës rrëzon
FotoMontazh/ Autori, Denis Meçe dhe viktima, Egli Proga

Gjykata e Korçës ka rrëzuar këtë të hënë kërkesën e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes për gjykim të shkurtuar, në lidhje me vrasjen e Egli Progës. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, gjykata vendosi që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm. Kjo do të thotë se procesi gjyqësor do të vijojë me shqyrtimin e provave dhe të rrethanave të çështjes.

Denis Meçe dhe Leonidha Guçe akuzohen për vrasje me dashje, të kryer në bashkëpunim. Të dy vijojnë të jenë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, tre të akuzuarit e tjerë, Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, janë nën masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Kujtojmë se Egli Proga u dhunua brutalisht pasi refuzoi të paguante gjobën e vendosur nga Denis Meçe, më 10 gusht të 2024-ës në Pogradec. Sipas dëshmive Egli Proga fillimisht është dhunuar brenda lokalit nga shtetasi Leonidha Guçe, dhe më pas është goditur jashtë ambienteve nga Denis Meçe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese