Shkëputet ashensori në një restorant në Fushë-Krujë, humb jetën kamarieri 16-vjeçar! Dy të arrestuar
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Fushë Krujë lidhur me ndarjen nga jeta të një 16-vjeçari. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata akuzohen për veprat “Vrasja nga pakujdesia”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lokalin e 62-vjeçarit të arrestuar, Afrim Vath. Kamarieri 26-vjeçar, Endri Stafuka ka shtyrë shtyrë me duar kamarierin tjetër 16-vjeçari brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën.
“Krujë Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”; -A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Temperatura të ulëta dhe ditë me diell, parashikimi i motit për javën
Jep dorëheqjen drejtori i Përgjitshëm i Burgjeve: Pati kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë
Të akuzuar për vrasjen e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen
- 10:07 Temperatura të ulëta dhe ditë me diell, parashikimi i motit për javën
- 09:59 Jep dorëheqjen drejtori i Përgjitshëm i Burgjeve: Pati kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë
- 09:43 Aksidenti me 11 viktima në Turqi, dalin pamjet e përplasjes së kamionit me autobusin me turistë
- 09:43 Të akuzuar për vrasjen e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen
- 09:35 Trump kërkon ndryshimin e emrit të një oqeani, ja dy propozimet
- 09:26 Fenomeni El Niño arrin intensitet rekord, ekspertët paralajmërojnë rritje të mëtejshme të temperaturave globale