Lajmi i fundit

7 muaj në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve! Kupi: U hodhën gurë mbi punën time, koha do të flasë më qartë se unë sot

Vrasja e Egli Progës/ Kërkuan gjykim të shkurtuar, rrëzohet kërkesa e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes

Vrasja e Egli Progës/ Kërkuan gjykim të shkurtuar, rrëzohet kërkesa e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes

09:44, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guçes, të akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës.

Në seancën e kaluar, dy të akuzuarit kishin kërkuar të përfitonin nga gjykimi i shkurtuar.

Megjithatë, në seancën e zhvilluar këtë të hënë, gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre, duke vendosur që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm.

Ky vendim nënkupton se procesi gjyqësor do të vijojë sipas procedurës së zakonshme, me shqyrtimin e provave dhe të rrethanave të çështjes.

Vrasja e Progës ndodhi më datë 10 gusht 2024, por Prokuroria e Korçës ende po vijon me hetimet. Çështja ka “ngrirë” në zbardhjen e kamerave të sigurisë të sekuestruara në lokal “Stropcka” ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa pamjet filmike të fshira janë çuar jashtë Shqipërisë për ekspertim dhe për rikthim të tyre.

Por duket se vonesa në dokumentimin e plotë të ngjarjes është bërë shkak që pala mbrojtëse e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes të kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë për ta. Aktualisht pritet që ata të ndjekin vijimësinë e hetimeve jashtë qelisë, ndërsa ata akuzohen për vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim.

Leonidha Guçe fillimisht ishte hetuar vetëm për moskallëzim krimi, por 9 muaj pas vrasjes Prokuroria zbuloi se edhe ai kishte marrë pjesë në rrahjen brutale të Progës, bashkë me Denis Meçen.

Proga është dhunuar brenda lokalit nga Leonidha Guçe e më pas është goditur kur ka dalë nga lokali dhe nga Denis Meçe. Këto të dhëna u zbuluan gjatë rrëfimit të të pandehurve dhe ballafaqimit të tyre në dhomat e paraburgimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco