
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit te Fierit. Një automjet është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka rënë përtokë, me lëndime në trup.
Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po merr ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për te disiplinuar trafikun në aks me fluks të lartë qarkullimi.