E hënë, 12 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri i Jashtëm izraelit në Tiranë, takime me Hoxhën, Peleshin dhe Ramën

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës pritet të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.

Në orën 10:00, Sa’ar do të takohet me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Në orën 11:00 është parashikuar takimi me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa në orën 12:00 me kryeministrin Edi Rama.

Reklamë

Në fokus të vizitës janë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi në disa fusha, përfshirë tregtinë, sigurinë kibernetike, inovacionin, energjinë, shëndetësinë, bujqësinë dhe menaxhimin e ujit.

Gjatë vizitës pritet gjithashtu nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.