134 ditë protestë kundër Ramës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh: Qeveri e krimit, qeveri e drogës
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rebelët Huthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore t&eu...
Atentati me shpërthim në Gjirokastër/ Policia: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranë...
VIDEO/ Shpërthen në ecje makina në Gjirokastër, policia nis hetimet 10 Tetor, 22:12 EMRAT+PAMJET/ Shpë...
Ai thekson se është përpjekur t’i përballojë këto përgjegjësi me angazhim maksimal. Gjatë drejtimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Kupi thotë se fokusi i punës ka qenë forcimi i sigurisë, përmirësimi i administrimit dhe modernizimi i sistemit penitenciar.
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra, pas shtatë muajsh në drejtimin e këtij institucioni. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Kupi thekson se shtatë muajt në drejtimin e sistemit penitenciar nuk kanë qenë të lehtë, për shkak të problemeve që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme, vendimeve të vështira dhe përgjegjësive të shumta.
Ai thekson se është përpjekur t’i përballojë këto përgjegjësi me angazhim maksimal. Gjatë drejtimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Kupi thotë se fokusi i punës ka qenë forcimi i sigurisë, përmirësimi i administrimit dhe modernizimi i sistemit penitenciar.
Ai përmend gjithashtu rritjen e përgjegjshmërisë, profesionalizmin e punonjësve dhe përmirësimin e kushteve për personat që vuajnë dënimin. Në mesazhin e tij, Kupi nuk i ka lënë pa përmendur as kritikat dhe kundërshtimet me të cilat është përballur gjatë ushtrimit të detyrës.
Reagimi:
Pas shtatë muajsh në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kam vendosur të jap dorëheqjen nga kjo detyrë. Për mua kjo nuk ishtë një përiudhë e lehtë, pasi kishte probleme që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme, vendime të vështira që duheshin marrë dhe përgjegjesi që nuk mund të shtyheshin as me minuta. Jam përpjekur t’i përballoj me angazhim maksimal, duke pasur gjithmonë parasysh njerëzit dhe institucionet për të cilat mbaja përgjegjësi.
Gjatë këtyre muajve, puna ime është përqendruar në forcimin e sigurisë, përmirësimin e administrimit dhe modernizimin e sistemit penitenciar. Përparësi kanë qenë rritja e përgjegjshmërisë, mbështetja e profesionalizmit të punonjësve dhe përmirësimi i kushteve të trajtimit të personave që vuajnë dënimin. Besoj se një sistem penitenciar modern matet edhe me mënyrën se si i trajton njerëzit, me respektimin e të drejtave të tyre, me transparencën dhe me mundësitë reale që u jep për t’u rehabilituar e për t’u rikthyer në shoqëri. Kjo ka qenë bindja që më ka udhëhequr në këtë detyrë.
Ka pasur edhe kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë. Kritikën jam përpjekur ta dëgjoj, edhe kur ka qenë e vështirë. Përballë pengesave, kemi vazhduar të punojmë. Për disa gjëra të tjera, koha do të flasë më qartë se unë sot. Sot largohem me mirënjohje për të gjithë ata që punuan me mua, që ndanë përgjegjësitë dhe që i qëndruan pranë kësaj pune deri në fund. E di se sa përkushtim kërkon puna e përditshme në këtë sistem dhe e vlerësoj kontributin e secilit.
Falënderoj Ministrinë e Drejtësisë, në mënyrë të veçantë ministrin Z. Toni Gogu për besimin dhe bashkëpunimin, drejtuesit dhe punonjësit e sistemit penitenciar, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët, për mbështetjen dhe kontributin gjatë kësaj periudhe. Largohem nga detyra me respekt për përgjegjësinë që më është besuar dhe me dëshirën që puna e nisur të vijojë në shërbim të një sistemi penitenciar më të sigurt, më të drejtë dhe më njerëzor./Dosja.al
Egli Proga KORÇË- Seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar në lidhje me vrasjen e E...
pamjet FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet ësht&...
pamjet ARABIA SAUDITE- Një person është vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur në një sulm të dytë n&e...
foto ilustruese GREQI- Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në banesën e tij n&eu...
TIRANË- Një 19-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe arm&...
foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, ka hartuar pro...
Andy Burnham ANGLI- Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka deklaruar se Rusia ka ndërhyrë në referendumin e vitit 2016 për daljen e Br...
TIRANË- Leku shqiptar ka regjistruar forcimin më të madh ndaj euros gjatë dekadës së fundit, krahasuar me 40 monedhat kryesore g...
Java do të startojë me një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e Shq...
foto ilustruese BERAT- 40-vjeçari Endri Selfaj, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në fshatin Poshnje, në aksin Berat-Ura e Ku&cce...