134 ditë protestë kundër Ramës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh: Qeveri e krimit, qeveri e drogës
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rebelët Huthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore t&eu...
Atentati me shpërthim në Gjirokastër/ Policia: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranë...
VIDEO/ Shpërthen në ecje makina në Gjirokastër, policia nis hetimet 10 Tetor, 22:12 EMRAT+PAMJET/ Shpë...
Gjatë një deklarate nga Brukseli, Kos nënvizoi se përafrimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, si dhe me qëndrimet për sanksionet, energjinë dhe infrastrukturën, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për vendet kandidate.
BRUKSEL- Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka deklaruar se anëtarësimi në BE kërkon përmbushjen e kritereve evropiane, veçanërisht në fushën e sigurisë, përafrimit strategjik dhe shtetit të së drejtës. Gjatë një deklarate nga Brukseli, Kos nënvizoi se përafrimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, si dhe me qëndrimet për sanksionet, energjinë dhe infrastrukturën, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për vendet kandidate.
Ajo theksoi se BE-ja nuk mund të pranojë anëtarë të rinj që dobësojnë sigurinë e Unionit, duke paralajmëruar se vendet që bëjnë hapa pas në reforma dhe në respektimin e standardeve evropiane rrezikojnë të pengojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit.
“Pas vendimit të djeshëm të shteteve anëtare, tashmë kemi perspektivën e mbajtjes së katër konferencave ndërqeveritare me Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Kjo është një shenjë e qartë se procesi i zgjerimit po ecën përpara. Vendet që kryesojnë këtë proces po përmbushin detyrimet e tyre dhe ne po bëjmë pjesën tonë. Ne nuk mund t'ia lejojmë vetes të pranojmë shtete të reja anëtare që nuk do të kontribuojnë në forcimin e sigurisë sonë. Vetëm ato vende kandidate që janë të përafruara strategjikisht me ne do të mund të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.
Çështja e dytë lidhet me shtetin e së drejtës. Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të fortë për të drejtën ndërkombëtare. Diskutimet lidhur me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) tregojnë edhe një herë se sa thelbësore është të ruajmë respektin për shtetin e së drejtës dhe për vlerat tona, të cilat përbëjnë themelet e gjithçkaje që bëjmë, veçanërisht në procesin e zgjerimit.
E drejta ndërkombëtare është gjithashtu thelbësore për paqen dhe sigurinë. Kjo ka një rëndësi të veçantë në Ballkanin Perëndimor, sidomos pas asaj që kemi parë pas vdekjes së kriminelit të luftës, kur tendencat nacionaliste kanë filluar të rizgjohen. Ne e kemi parë në të kaluarën se çfarë mund të ndodhë kur këto tendenca mbizotërojnë.
Dua të jem gjithashtu shumë e qartë. Në Kosovë, ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet themelore që Kosova ka ndaj Bashkimit Evropian dhe kjo është e papranueshme. Ndryshimi i rregullave ndërkohë që një proces gjyqësor është ende në zhvillim bie ndesh me të gjitha standardet ndërkombëtare të njohura të shtetit të së drejtës”, tha Kos./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëvendëskryemini...
Gideon Sa’ar TIRANË- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë...
pamjet nga kuvendi TIRANË- Sekretariati i Etikës pritet të shqyrtojë sot kërkesën e Partisë Socialiste për pë...
Grupi i PS-së TIRANË- Parta Socialiste, pritet të zhvillojë ditën e mërkurë një mbledhje të zgjeruar të g...
Ministria e Jashme TIRANË- Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar pas deklaratave të ministrit serb Ivica Daçiç, i cili gjat...
Justina Shiroka Pula dhe Albin Kurti Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kaluan vite duke treguar se sa shum&e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka treguar në podcast-in e tij “Flasim” se një nga dëshirat e tij pasi tw...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dënuar sulmet e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë goditjen ...
Ferit Hoxha TIRANË - Shqipëria ka dënuar sulmin e fundit të grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, duke shprehur solidaritet me popull...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për turizimin duke u ndalur veçanërisht tek Malësia e Madhe dhe ...