Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si “Shkambi”, dhe Vinçesk Piroli janë paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Lezhës, nën masa të rrepta sigurie. Tre të arrestuarit janë shoqëruar drejt ambienteve të gjykatës nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa pritet që ndaj tyre të vijojnë procedurat gjyqësore.