Berisha: PD dënon deklaratat e Daçiç, një rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal

12 Tetor 2026 | 10:15

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratat e ministrit serb, Ivica Daçiç i cili deklaroi të dielën se flamuri serb do të valvitet mbi Prizren. Berisha i ka cilësuar këto deklarata si provokuese dhe luftënxitëse.

Kreu demokrat gjithashtu ka shtuar se PD i dënon këto deklarata teksa shtoi se janë rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

“Deklarata luftënxitëse e Ivica Daçiç, klounit të Millosheviçit. Në një deklaratë provokuese dhe luftënxitëse, Ivica Daçiç u shpreh se Flamuri serb do të valvitet mbi Prizren!

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë deklaratë të kllounit, pasardhësit direkt partiak të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, që dëshmon edhe një herë se udhëheqja e verbër ultranacionaliste aktuale serbe është një armike e paqes, një rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”, shkruan Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperatura të ulëta dhe ditë me diell, parashikimi i motit për javën

Hakil Osmani, meteorologu i Meteoalb, në një lidhje live për Euronews, bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se kjo javë do të jetë nën...
10:07 | 12/10/2026

Shkëputet ashensori në një restorant në Fushë-Krujë, humb jetën kamarieri 16-vjeçar! Dy të arrestuar

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Fushë Krujë lidhur me ndarjen nga jeta të një 16-vjeçari. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi...
10:06 | 12/10/2026

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjitshëm i Burgjeve: Pati kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra, pas shtatë muajsh në drejtimin e këtij institucioni. Përmes një reagimi publik, Kupi...
09:59 | 12/10/2026