Marta Kos kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen: Janë të papranueshme

12 Tetor 2026 | 10:24

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka kundërshtuar ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke theksuar se ato bien ndesh me detyrimet e vendit ndaj BE-së.

Kos vuri në dukje veçanërisht problemin e ndryshimit të rregullave ligjore ndërkohë që një proces gjyqësor është në zhvillim, duke e cilësuar këtë praktikë të papranueshme dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për sundimin e ligjit.

“Dua gjithashtu të theksoj qartë se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së. Dhe kjo është e papranueshme. Ndryshimi i rregullave ndërkohë që një procedurë gjyqësore është në zhvillim e sipër, bie ndesh me çdo standard ndërkombëtar të vendosur për sundimin e ligjit,” u shpreh Kos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti me 11 viktima në Turqi, dalin pamjet e përplasjes së kamionit me autobusin me turistë

11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pasi një autobus turistik dhe një kamion u përplasën në Turqi. Aksidenti ndodhi të...
09:43 | 12/10/2026

Volkswagen mbështet planin e BE-së për të forcuar industrinë evropiane dhe për të konkuruar rivalët kinezë

Shefi i Volkswagen, Oliver Blume ka mbështetur propozimet e BE-së për të nxitur industrinë e saj vendase, duke argumentuar se prodhuesit evropianë të makinave duhet...
08:45 | 12/10/2026

Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi

Diplomati rus, Aleksandr Aleksandrovich Krasii, u akreditua këtë vit si asistent i atasheut ushtarak në Serbi, pesë vjet pasi mediat bullgare raportuan se ai ishte...
08:11 | 12/10/2026