TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona janë arrestuar në lidhje me vdekjen e një 16-vjeçari në një restorant në Arrameras të Fushë-Krujës, ku i mituri punonte si kamerier.
Në pranga kanë rënë një 26-vjeçar, me inicialet E. S., kamerier në lokal, dhe pronari i restorantit, 62-vjeçari A. V.
Dyshohet se 26-vjeçari ka shtyrë me duar të miturin brenda ashensorit të restorantit. Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.
NJOFTIMI
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;
-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.