Lajmi i fundit

EMRAT/ Ngjarje tronditëse në Krujë: Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar në ashensor, i mituri humb jetën

EMRAT/ Ngjarje tronditëse në Krujë: Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar në ashensor, i mituri humb jetën

EMRAT/ Ngjarje tronditëse në Krujë: Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar në ashensor, i mituri humb jetën

10:17, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arrameras në Fushë Krujë, ku një 16-vjeçar, i punësuar si kamerier në një restorant, ka humbur jetën pasi kolegu e shtyu në ashensor. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në flagrancë kamerierin 26-vjeçar, Endri Stafuka dhe pronarin 62-vjeçar të lokalit, Afrim Vathi.

26-vjeçari, kamarier i këtij restoranti, dyshohet për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, si dhe pronari 62-vjeçar akuzohet për veprat "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë" dhe "Fshehje të të ardhurave".

Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se 26-vjeçari, gjatë kohës që ndodhej në ambientet e restorantit, ka shtyrë me duar 16-vjeçarin brenda ashensorit. Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën.

SYRI TV raporton se viktima, Enes Isaku, dhe kamarieri tjetër po bënin shaka me njëri-tjetrin në momentin kur 16-vjeçari hyri në ashensor për të zbritur në katin e parë të lokalit.

Gjatë shakasë, kamarieri tjetër dyshohet se e ka shtyrë me duar viktimën dhe ka shtypur butonin e ashensorit për ta dërguar kolegun poshtë. Në atë moment, ashensori ka pësuar një shkëputje, ndërsa 16-vjeçari ka përplasur kokën në pllaka, duke humbur jetën.

Shkëputja e menjëhershme e ashensorit ka rrezikuar t'i marrë jetën edhe kamarierit tjetër, i cili është arrestuar pas ngjarjes.

Vetëm pak çaste përpara aksidentit, ashensori ishte përdorur edhe nga pronari i lokalit, Afrim Vathi, i cili është gjithashtu gjyshi i viktimës 16-vjeçar.

NJOFTIMI ZYRTAR

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;

-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco