• Kontakt
Monday, October 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aritmetika elektorale e reformës

10:21 : 12/10/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Shqipërisë po i imponohet një tjetër ndryshim i hartës territoriale, me reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, por më shumë sesa një analizë e nevojave të qytetarëve dhe e eficiencës së shërbimeve, debati deri tani është përqendruar te kufijtë administrativë dhe përfaqësimi politik.

Rreziku është që reforma, e cila duhet të përmirësojë qeverisjen vendore, po kthehet në një tjetër ushtrim të aritmetikës elektorale, ndërsa kostot e tranzicionit t’i paguajnë qytetarët.

Reforma e vitit 2014 reduktoi numrin e njësive vendore nga 373 në 61 bashki, me argumentin se njësitë më të mëdha do të kishin më shumë kapacitete financiare, administratë më profesionale, shpenzime më të ulëta dhe shërbime më cilësore.

Por përvoja tregoi se përveçse barra fiskale për qytetarët u rrit, nga ana tjetër shërbimet publike për qytetarët u përkeqësuan më tej, sidomos në zonat rurale. Problematikat e reja u bënë shkak për zhvendosje të popullsisë jashtë vendit ose drejt qendrave më të mëdha urbane.

Lexo edhe:

Përplasjet për Territorialen/ Rama mbledh të mërkurën grupin socialist, çfarë pritet

Maliqi: Rama shkriu 15 bashki për interesa politike, opozita të shpallë kandidatët

Në vend që debati për reformën e dytë të niste nga defektet që krijoi reforma e parë, vëmendja u zhvendos te numri i bashkive që duhet të mbeten dhe ato që duhet të shkrihen.

Llogaritë politike dhe elektorale po peshojnë më shumë sesa nevoja për shërbime, pasi kufijtë administrativë përcaktojnë shpërndarjen e votave, përfaqësimin në këshillat bashkiakë dhe kontrollin politik mbi njësitë vendore.

Për këtë arsye, çdo ndryshim i hartës duhet të mbështetet në analiza transparente që provojnë përfitimin publik, jo vetëm në argumente të përgjithshme për eficiencën.

Nëse bashkimi i dy apo tri bashkive është ekonomikisht i arsyeshëm, kjo duhet të provohet me shifra, i cili mungoi nga platforma e mazhorancës.

Dokumenti i reformës që miratoi Kuvendi nuk pati të dhëna se sa do të kursehet nga administrata, sa do të përmirësohet mbledhja e të ardhurave, sa do të rriten investimet për banor dhe sa do të kushtojë ofrimi i shërbimeve në zonat më të largëta dhe mbi dhe të gjitha, për sa kohë do të përballojnë qytetarët kostot e tranzicionit!

Pikërisht ky tranzicion është një nga aspektet më pak të diskutuara të reformës. Bashkimi i bashkive nuk përfundon me ndryshimin e emrit, pasi njësitë që bashkohen kanë buxhete, detyrime financiare, kontrata, struktura administrative, tarifa vendore dhe sisteme të ndryshme të menaxhimit.

Unifikimi i tyre kërkon shumë kohë dhe para. Një tjetër problem është integrimi i sistemeve financiare, regjistrave, arkivave dhe platformave digjitale. Pa një përgatitje paraprake, ndryshimi administrativ mund të sjellë vonesa në dokumentacion, leje dhe shërbime të tjera që qytetarët dhe bizneset i marrin nga pushteti vendor.

Edhe investimet publike mund të përballen me një periudhë pasigurie, pasi bashkitë që do të shkrihen kanë projekte të miratuara, kontrata në zbatim, procedura prokurimi dhe angazhime financiare.

Transferimi i këtyre përgjegjësive kërkon koordinim institucional, pasi në të kundërt, ekziston rreziku i vonesave në realizimin e investimeve, pikërisht në territoret që kanë më shumë nevojë për infrastrukturë.

Përvoja administrative sugjeron se një tranzicion i tillë mund të kërkojë dy deri në tre vjet për t’u stabilizuar, në varësi të përgatitjes dhe burimeve të vëna në dispozicion.

Ngutja për reformën e re e vë edhe më shumë në dyshim zbatimin e saj, nisur nga fakti se ende nuk ishte zbatuar tërësisht reforma e vitit 2014. Më shumë se një dekadë më vonë, decentralizimi fiskal dhe administrativ mbetet i papërfunduar, bashkitë vazhdojnë të kenë kompetenca që nuk shoqërohen me burime të mjaftueshme financiare, ndërsa premtimi për shërbime më cilësore dhe më pranë qytetarëve nuk është realizuar.

Në mungesë të këtyre elementeve, dyshimi se reforma udhëhiqet nga llogaritë politike dhe jo nga interesat e qytetarëve bëhet i vështirë për t’u shmangur, duke rrezikuar që reforma e fundit të mbivendosë një tranzicion të ri mbi një reformë ende të pakonsoliduar dhe që, mbi të gjitha, nuk do të arrijë të përmirësojë shërbimet ndaj qytetarëve, përkundrazi mund të nxisë një valë të re largimi kryesisht nga zonat rurale./ Monitor

Etiketa: PDpsqeveria Ramareforma territoriale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasjet për Territorialen/ Rama mbledh të mërkurën grupin socialist, çfarë pritet

18:55 : 11/10/2026
AKTUALITET

Maliqi: Rama shkriu 15 bashki për interesa politike, opozita të shpallë kandidatët

09:38 : 11/10/2026
AKTUALITET

Braçe sqaron votën pro Territoriales: Votova që të mos iki nga PS dhe të vazhdoj punën

13:38 : 10/10/2026
AKTUALITET

Shiu, reforma territoriale dhe opozita

13:28 : 10/10/2026
AKTUALITET

Aritmetika elektorale e reformës

11:40 : 10/10/2026
AKTUALITET

Mazhoranca votoi reformën territoriale, Berisha: Kriminelë gjakftohtë

19:07 : 09/10/2026
Para

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

TË GJITHA

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

10:21 : 12/10/2026

Aritmetika elektorale e reformës

10:21 : 12/10/2026

Fushë-Krujë/ 16-vjeçari vdes në ashensorin e lokalit, u shty nga kolegu, në pranga dhe pronari (Emrat)

10:15 : 12/10/2026

Adriatik Kupi dorëhiqet nga drejtimi i Drejtorisë së Burgjeve

10:05 : 12/10/2026

Marta Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

09:52 : 12/10/2026

Vrasja e Egli Progës, Gjykata e Korçës rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar të Denis Meçes dhe Leonidha Guces

09:51 : 12/10/2026

Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë

09:39 : 12/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com