Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Arrameras të Fushë Krujës mbrëmjen e djeshme. Një kamarier 16 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shkëputjes së ashensorit në një restorant.
Në pranga për ngjarjen kanë rënë kamarieri tjetër Endri Stafuka, 26 vjeç i cili e shtyu të miturin brenda kamarierit që u shkëput si dhe pronari Afrim Vathi, 62 vjeç i cili akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
I riu i arrestuar akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Versus.al

