Për ngjarjen, e ndodhur më 11 tetor 2026, policia ka arrestuar dy persona: një 26-vjeçar, koleg të viktimës, si dhe pronarin 62-vjeçar të restorantit.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, dyshohet se Endri Stafuka, 26 vjeç, i cili ishte i punësuar si kamerier në të njëjtin biznes, e ka shtyrë me duar të miturin brenda ashensorit. Pak më pas, pajisja është shkëputur, duke i shkaktuar vdekjen 16-vjeçarit.
Pas hetimeve fillestare, policia ka vënë në pranga Stafukën, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.
Ndërkohë, është arrestuar edhe pronari i restorantit, Afrim Vathi, 62 vjeç. Ai dyshohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave.
Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.