POLITIKË /

Kosova ndryshoi ligjin për Gjykatën e Hagës, Marta Kos me kritika: E papranueshme! Bie ndesh me detyrimet ndaj BE

Shkruar nga Versus

Kosova ndryshoi ligjin për Gjykatën e Hagës, Marta Kos me

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos kritikoi ndryshimet e votuara nga Kuvendi i Kosovës në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas Kos, ndryshimet e miratuara bien ndesh me detyrimet që Kosova ka ndaj BE. 

Ajo theksoi se respektimi i shtetit të së drejtës është një kusht themelor në procesin e integrimit europian.

“Çështja e dytë lidhet me shtetin e së drejtës. Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të fortë për të drejtën ndërkombëtare. Diskutimet lidhur me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) tregojnë edhe një herë se sa thelbësore është të ruajmë respektin për shtetin e së drejtës dhe për vlerat tona, të cilat përbëjnë themelet e gjithçkaje që bëjmë, veçanërisht në procesin e zgjerimit.

E drejta ndërkombëtare është gjithashtu thelbësore për paqen dhe sigurinë. Kjo ka një rëndësi të veçantë në Ballkanin Perëndimor, sidomos pas asaj që kemi parë pas vdekjes së kriminelit të luftës, kur tendencat nacionaliste kanë filluar të rizgjohen. Ne e kemi parë në të kaluarën se çfarë mund të ndodhë kur këto tendenca mbizotërojnë.

Dua të jem gjithashtu shumë e qartë. Në Kosovë, ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet themelore që Kosova ka ndaj Bashkimit Evropian dhe kjo është e papranueshme. Ndryshimi i rregullave ndërkohë që një proces gjyqësor është ende në zhvillim bie ndesh me të gjitha standardet ndërkombëtare të njohura të shtetit të së drejtës”, tha Kos. Versus.al

Poll