Vrasja e Egli Progës, gjykata rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen

Aktualitet

Vrasja e Egli Progës, gjykata rrëzon kërkesën për
Ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës, në Pogradec dy vite më parë.

Në seancën e kaluar, dy të akuzuarit kishin kërkuar të përfitonin nga gjykimi i shkurtuar. Megjithatë, në seancën e zhvilluar këtë të hënë, gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre, duke vendosur që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm.

Ky vendim nënkupton se procesi gjyqësor do të vijojë sipas procedurës së zakonshme, me shqyrtimin e provave dhe të rrethanave të çështjes.

ME TE LEXUARAT